LAJMI I FUNDIT:

Serbia synon të fillojë termocentralin e ri në fund të vitit 2020

Serbia synon të fillojë termocentralin e ri në fund të vitit 2020

Kostolac B3, termocentrali i ri i Serbisë me kapacitet prej 350 megavatësh, do të fillojë prodhimin në fund të vitit 2020, sipas Ministrit të Energjisë të këtij vendi. Kostolac B3 paraqet vetëm hapin e parë të Serbisë në rrugëtimin drejt pozitës së liderit energjetik ne rajon.

Përveç termocentralit në Kostolac, ashtu siç është shprehur në strategjinë e saj energjetike, Serbia synon ndërtimin e kapaciteteve të reja të bazuara në linjit me kapacitet të përgjithshëm prej 2400 megavatësh, raporton Bankwatch.


Kostolac B3 kishte filluar planifikimin më 2014, për të filluar ndërtimin në vitin 2017 përmes fondeve shtetërore të Kinës. Fillimisht, faza e ndërtimit ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2019, mirëpo sipas deklaratave të Ministrit të Serbisë për Energji të bëra gjatë vitit 2018, termocentrali do të fillojë prodhimin gjatë vitit 2020.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Serbia prinë në listën e projekteve të prodhimit të rrymës nga linjiti. Disa termocentrale që bashkërisht prodhojnë rreth 2400 megavat të energjisë elektrike janë duke u ndërtuar ose në fazën e planifikimit.

Në vendin e dytë është Bosnja dhe Hercegovina, kryesisht me projekte në Republikën Serbe, me kapacitet të përgjithshëm të prodhimit prej 2350 megavatësh. Në këtë listë të projekteve hyn edhe Kosova, me vetëm 500 megavat të energjisë elektrike.

Përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor, edhe në Poloni dhe Greqi tani më kanë filluar aktivitetet e ndërtimit të termocentraleve të reja të bazuara në linjit.

Ostroleka C (1000 megavat) në Poloni dhe Ptolemiada V (660 megavat) në Greqi tani më janë në fazë të ndërtimit dhe së shpejti pritet t’i bashkëngjiten listës së prodhuesëve të energjisë elektrike në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori