LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita me gjësendet ilegale të përpunuara nga pjesët e kafshëve më të rralla (Foto)

Ekspozita me gjësendet ilegale të përpunuara nga pjesët e kafshëve më të rralla (Foto)

Kafka e hipopotamit e kthyer në tavolinë, orendi me lëkurë elefanti apo çanta nga lëkura e rraxhës, janë disa prej gjësendeve ilegale, të përpunuara prej pjesëve të kafshëve më të rralla. Të gjitha këto janë parë në ekspozitën e përvitshme, Safari Club Convention që është zhvilluar në Nevada të Shteteve të Bashkuara.

Organizimi që konsiderohet si ‘parajsa’ e gjuetarëve, po kundërshtohet ashpër nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, që kanë shpërndarë pamjet, në përpjekje ta ndalojnë këtë aktivitet, transmeton Telegrafi.


Praktika e shitjes së produkteve nga pjesët e elefantit apo hipopotamit, janë të ndaluara në Nevada, por ka disa zbrazëtira në ligj, që mundëson tregtinë. Shitësi duhet ta dokumentojë se malli që e ka për shitje, është antik dhe më i vjetër se 100 vjet.

Njëjtë ndodhë edhe me instrumente muzikore, ku lejohet vetëm një minimum i pjesëve të kafshëve dhe që të jetë punuar para një shekulli. Mirëpo, këto procedura po konsiderohen si shumë formale, ndërsa nuk përjashtohen mundësitë e mashtrimeve të shumta.

Hetuesit kanë shkuar edhe më larg, duke pretenduar se në këtë ekspozitë ka pasur edhe kafshë të balsamosura, që janë mbytur para pak kohe.

Madje, përmes këtij aktiviteti, të interesuarit kontraktojnë gjuetarë për të vrarë luan dhe tigra, për t’i përpunuar për dekor. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Pasagjerët e AirAsia mbetën të tmerruar kur e panë në aeroplan, prezenca e gjarprit shkaktoi ulje emergjente

Interesante
Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Gjinjtë më të mëdhenj në botë peshojnë 18 kilogramë!

Fun
Shtëpia milionëshe me arkitekturë helene në Gjakovë (Video)

Shtëpia milionëshe me arkitekturë helene në Gjakovë (Video)

Interesante
Një 'njeri-ujk' bredh pyjeve të Gjermanisë

Një 'njeri-ujk' bredh pyjeve të Gjermanisë

Interesante
Kalo në kategori