LAJMI I FUNDIT:

Pse ndodh që thonjtë janë më të brishtë gjatë dimrit dhe si të kujdesemi për ta?

Pse ndodh që thonjtë janë më të brishtë gjatë dimrit dhe si të kujdesemi për ta?

E keni pyetur veten se pse thonjtë janë të fortë dhe të shëndetshëm gjatë verës, ndërsa në dimër bëhen shumë të brishtë dhe thyhen? Me siguri që e keni pyetur nëse kjo gjë ju ndodh edhe thonjve tuaj

Temperaturat e ulëta jashtë dhe ajri i thatë brenda ndikojnë negativisht në thonjtë tuaj, të cilët bëhen më të dobët dhe thyhen lehtësisht.


Po ashtu, ekspozimi ndaj kimikateve apo ujit ndikon në dobësimin e tyre. Megjithatë, ka disa mënyra se si të kujdeseni për thonjtë tuaj gjatë stinës së dimrit.

Shmangni sa më shumë ujin

Mbajtja e duarve për një kohë të gjatë në ujë ndikon negativisht në thonjtë tuaj, pasi than yndyrën e thonjve duke shkaktuar kështu thyerjen e tyre. Nëse e keni të pamundur ta shmangni ujin, aplikoni vaj kutikulash në thonjtë tuaj për t`i hidratuar ata.

Mbani dorashka

Kalimi nga temperaturat e ftohta (jashtë) në ato të ngrohta (brenda) shkakton dehidratim të tepërt. Përdorimi i dorashkave do të rregullojë disi temperaturën.

Mbajini thonjtë të shkurtër

Nëse vuani nga thonjtë e brishtë në dimër, mundohuni t`i mbani ata të shkurtër. Në këtë mënyrë do të shmangni thyerjen e tyre. Për të shkurtuar thonjtë tuaj zgjidhni një limë delikate, jo shumë të ashpër.

Hidratojini

Ashtu si duart, edhe thonjtë kanë nevojë për hidratim, sidomos gjatë muajve të ftohtë, kur dehidratohen më shumë së kurrë. Përdorni një krem me përmbajtje dylli për mbrojtje sa më të mirë të thonjve.

Shmangni acetonin

Shmangni pastruesit e thonjve që përmbajnë aceton, pasi ai i dëmton dhe i zverdh ata. Po ashtu, mundohuni të mos i lyeni thonjtë gjatë dimrit për t`i lënë të marrin frymë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Gjithçka që duhet të dini për pilulën e abortit

Gjithçka që duhet të dini për pilulën e abortit

Shtatzëna
Kalo në kategori