Këndimi e redukton stresin, i pastron sinuset dhe ju ndihmon të jetoni më gjatë
Muzika e bën çdo gjë më të mirë! Mund ta lehtësojë dhimbjen, ta reduktojë stresin, ju bën të punoni më shumë, e madje edhe ju relakson.
Pra, muzika është një nga dhuratat më të bukura të jetës, transmeton Telegrafi.
“Muzika nuk gënjen. Nëse ka diçka që duhet të ndryshohet në këtë botë, atëherë mund të ndodh vetëm përmes muzikës” – Jimi Hendrix.
Një nga mënyrat më të mira për t’i gëzuar përfitime te muzikës është përmes këndimit. Këndimi ju mundëson ta ndjeni vërtet muzikën me mendje, trup e shpirt.
Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se këndimi mund t’jua përmirësojë shëndetin, t’jua rritë lumturinë, e madje edhe t’jua shtojë disa vite jetë.
Pavarësisht se ku apo ku jeni, ju mund t’i gëzoni përfitimet e muzikës thjesht duk kënduar. Këndoni kudo që jeni!
Këndimi është i mirë edhe për trurin dhe mund t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë sepse liron endorfine – hormonet që prodhojnë kënaqësi, e gjithashtu lirojnë njëkohësisht edhe oksitoksinë – hormone që e largojnë stresin dhe ankthin.
Oksitoksina gjithashtu zvogëlon ndjenjat e depresionit dhe vetmisë, duke na bërë të ndihemi më të lidhur me botën.
Një studim i kryer nga shkencëtarët e universitetit Gothenburg në Suedi ka zbuluar se njerëzit që këndojnë së bashku lidhen më shumë sepse kanë rrahje të sinkronizuara të zemrës.
Ndër tjerash, këndimi edhe mundëson nivele më të ulëta të kortizolit, e forcon sistemin e imunitetit, etj.
Pra, nëse dëshironi të ndiheni më pak të stresuar, të bëheni më të lumtur, të jetoni më gjatë e të flini më mirë, përgjigja është e thjeshtë: këndoni! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur