LAJMI I FUNDIT:

Shpëtimi i meshkujve: Stërvitja që e ndalon ejakulimin e parakohshëm dhe i forcon ereksionet

Shpëtimi i meshkujve: Stërvitja që e ndalon ejakulimin e parakohshëm dhe i forcon ereksionet

Ndoshta keni menduar se ushtrimet Kegel janë vetëm për vajza, që të përgatiten për lindje të bebes ose ta bëjnë seksin më të kënaqshëm. Por, siç duket, këto ushtrime nuk janë vetëm për femra!

Një analizë e re e publikuar në revistën ‘Urology’ ka zbuluar se forcimi i komblikut (muskujt që e rrethojnë bazën e penisit) mund të ndihmojë në eliminimin e disfunksionit erektil dhe në ejakulim të parakohshëm, transmeton Telegrafi.


Të fortë si druri…

Kirurgu i urologjisë, Dr. Andrew Siegel, thotë se kur eksitoheni, muskujt e komblikut e mbajnë gjakun aty poshtë, që nënkupton se ushtrimet Kegel ju ndihmojnë të keni një ereksion më të fortë dhe ta mbani atë më gjatë.

Në anën tjetër, për personat që ejakulojnë shpejt, ndrydhja e atyre muskujve mund ta vonojë orgazmën. Pra, aq më të fortë këta muskuj, aq më i mirë efekti.

Kjo mund të tingëllojë shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por shkenca i mbështet pohimet e doktorit.

Një studim i vitit 2005 kishte thënë se 75% e meshkujve e përmirësojnë funksionin erektil pas kryerjes së ushtrimeve Kegel.

Në një studim tjetër, hulumtuesit italianë kishin zbuluar se 61% e meshkujve ishin shëruar nga ejakulimi i parakohshëm përmes rehabilitimit të muskujve të komblikut.

Sidoqoftë, ka shumë shkaktarë të problemeve me ejakulim dhe atyre me ereksion, prandaj ushtrimet Kegel mund të mos jua zgjidhin të gjitha problemet seksuale.

Por, pasi që janë falas dhe të lehta për t’i bërë, ia vlen ta provoni para se të kërkoni ndihmë nga medikamentet! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori