LAJMI I FUNDIT:

Slash lëvdon performancën e Axl Rose me “AC/DC”

Slash lëvdon performancën e Axl Rose me “AC/DC”
Axl Rose dhe Angus Young i AC/DC (Photo by Mike Coppola/Getty Images)

Bashkëthemeluesi i “Guns ‘n’ Roses”, kitaristi Slash, e ka dhënë mendimin e tij për angazhimin e Axl Rose si këngëtar të bendit legjendar, “AC/DC”.

Kitaristi dhe këngëtari i “Guns ‘n’ Roses” për vite të tëra kanë qenë armiq prej se u shpërbë grupi amerikan.


Ndërkaq, për nevojat e legjendarëve nga Australia (pasi që këngëtari Brian Johnson u detyrua të tërhiqet nga turneu për shkak të problemeve shëndetësore), “AC/DC” e angazhoi Axlin.

Lajmet për GNR
Lexo po ashtu Lajmet për GNR

Kështu, frontmeni i “Guns ‘n’ Roses” shkoi në koncerte me “AC/DC” gjatë vitit 2016, sepse mjekët i kishin thënë Brian Johnsonit se mund ta humbte dëgjimin – transmeton NME.

“Ishte e çuditshme që Axl Rose ka bërë muzikë me grupin ‘AC/DC’. Kam shkuar dhe me siguri mund të them se ka qenë i shkëlqyer”.

“Natyrisht se kam qenë skeptik, njësoj si gjithë të tjerët për shkak të statusit ikonik të bendit”, ka deklaruar Slash për Angeles Times.

Mirëpo, dyshimi fillestar i kitaristit ishte zhdukur, pasi e kishte parë bashkëpunëtorin e tij duke bërë muzikë me “AC/DC”.

“Të gjitha këngët i ka interpretuar në mënyrë të përsosur dhe mund të them se ka qenë i shkëlqyer”, ka thënë Slash.

Së fundmi është raportuar se “AC/DC” është duke përgatitur materiale të reja muzikore me Brian Johnsonin dhe ish-bateristin Phil Rudd. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Roja i sigurisë së Drake plagoset rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rezidencën e tij në Toronto

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Aktorja Ana Lika konfirmon lidhjen me ish-banorin e Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Modelja tregon për aferën me yllin e Ligës Premier: Më kërkonte foto lakuriq, nuk e dija që ishte i martuar, gruaja e tij më ofendoi keq

Magazina
Kalo në kategori