LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Ishin tri pikë të rëndësishme, Dalbert ka të majtën si të Roberto Carlosit

Spalletti: Ishin tri pikë të rëndësishme, Dalbert ka të majtën si të Roberto Carlosit
MILAN, ITALY - AUGUST 26: Henrique Dalbert of FC Internazionale in action during the serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on August 26, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Interi ka marrë fitoren e tretë radhazi dhe të katërtën në Serie A për këtë edicion.

Neroazzurrët mposhtën lehtësisht në shtëpi Cagliarin me rezultat 2-0 falë golave nga Lautaro Martinez dhe Matteo Politano.


Me fitoren dhe tri pikët e marra është ndarë i kënaqur trajneri i Interit, Luciano Spalletti.

“Kemi bërë disa gabime në qarkullim të topit por në përgjithësi jam i kënaqur”.

(Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Luajtëm mirë dhe morëm tri pikët që i donim. Këto tri pikë na mbajnë në zonën e Ligës së Kampionëve”, tha Spalletti.

Tutje trajneri italian e ka lavdëruar edhe mbrojtësin e majtë, brazilianin Henrique Dalbert që asistoi tek goli i parë.

“Dalbert është rritur shumë si lojtar dhe tifozët e kanë kuptuar tanimë këtë duke e duartrokitur”.

“Ndaj Cagliarit bëri një ndeshje të madhe, është shumë i shpejtë, lëvizë mirë me topin dhe ka një të majtë të fuqishme si ajo e Roberto Carlosit”, deklaroi Saplletti.

Lautaro Martinez (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Lautaro gjithashtu ka pasur një paraqitje të madhe, është i fortë por që është pak egoist”, përfundoi Saplletti.

Ndeshjen e radhës Inter e zhvillon në mesjavë në Ligën e Kampionëve në udhëtim tek PSV, ndërsa në fundjavë do të jetë mysafir i Spal. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli

Premier League
Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin

Usyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn

Boks
Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Tyson Fury përballet me humbjen e mbi 90 milionë eurosh pas disfatës nga Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori