LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet fizike në mot të ftohët ju ndihmojnë të digjni më shumë dhjam

Ushtrimet fizike në mot të ftohët ju ndihmojnë të digjni më shumë dhjam

Ju mund të hidhëroheni nga fakti se stinës së verës po i vjen fundi, por rënia e temperaturave faktikisht mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë dhjam kur stërviteni.

Krejt kjo falë një peptidi që gjendet në muskujt tonë e që quhet sarcolipin, apo SLN.


Shkencëtarët veçse e kanë ditur se aq më i lartë që është funksioni i SLN-së në trup. Aq më i ulët rreziku për të vuajtur nga obeziteti. Ata gjithashtu e kanë ditur se SLN mund të aktivizohet nga ushtrimet fizike.

Por, tani shkencëtarët kanë zbuluar se temperaturat e ftohta gjithashtu mund ta aktivizojnë SLN-në në trup.

Pra, thënë më thjesht, ushtrimet fizike në mot të ftohët ju ndihmojnë ta maksimizoni funksionin e SLN-së dhe, rrjedhimisht, ta maksimizoni sasinë e kalorive që i digjni. /Telegrafi/