LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli kërkon fitoren e parë, Llapi nikoqir i Ferizajt

Feronikeli kërkon fitoren e parë, Llapi nikoqir i Ferizajt

Java e tretë në elitën e futbollit kosovar ka startuar ditën e premte.

Befasia e kësaj jave ka ardhur qysh në ndeshjen e parë, kur Liria e Prizrenit ka mposhtur kampionin në fuqi Dritën 3-2.

Ndërkohë për ditën e sotme janë paraparë dy takime tjera mjaftë interesante.


Feronikeli i Sulejman Starovës do të kërkojë fitoren e parë në kampionat.

Bardh e gjelbërtit do të presin në shtëpi skuadrën e inkuadruar këtë edicion në Superligë, Ballkanin.

Nikli në këtë takim vije pas dy barazimeve radhazi, 1-1 ndaj Trepçës ’89 dhe pa gola ndaj Drenicës.

Në anën tjetër Ballkani në këtë takim vije pas fitores 0-1 te Liria dhe humbjes së thellë 0-3 nga Llapi.

Bylbyl Sokoli me Llapin e tij do ta pres ish skuadrën e tij Ferizajin.

Pas humbjeve në javën e parë, Llapi dhe Ferizaj kanë arkëtuar nga tri pikë në javën e dytë të kampionatit.

Kjo pritet të jetë një ndeshje interesante pasi përballë janë dy trajnerët ndër më të mirët në Kosovë, Bylbyl Sokoli dhe Afrim Tovërlani.

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 16:45. /Telegrafi/