Michael Owen: E kam urryer futbollin me vite, mezi prisja të pensionohem
Michael Owen e ka fituar Topin e Artë në vitin 2001, ka luajtur për Liverpoolin, Real Madridin e Manchester Unitedin, mirëpo e ka urryer futbollin kur është dashur të ishte në kulmin e këtij sporti.
Ish-futbollisti anglez ka thënë se kishte nisur ta urrente futbollin për shkak të lëndimeve, të cilat ia kishin nisur që në moshën 19-vjeçare kur e kishte lënduar tetivën.
Asokohe kishte qëndruar pesë muaj jashtë fushe duke mos e kuptuar se nuk do të ishte i njëjti pas lëndimit.
“Isha i shpejtë, hyja në duele, i tejkaloja kundërshtarët. Isha i tillë më herët, në krahasim me gjashtë apo më shumë vitet e fundit, kur u shndërrova në atë që u detyrova të isha”.
“(Pastaj) ngecsha kur duhej të hyja në duel, sepse kisha frikë se mund ta këpus muskulin. Më e keqja është se instinkti vazhdimisht ju shtyn ta bëni atë që e keni bërë gjithë jetën, por pastaj fillon të mendosh: ‘Jo, nuk mund ta bësh'”, ka thënë Owen për BT Sport.
Në vitin 2004, ai u largua nga Liverpooli (ku e kishte nisur karrierën si fëmijë) për t’iu bashkuar Real Madridit, mirëpo vetëm pas një sezoni u kthye në Angli, kësaj radhe te Newcastle United (2005-2009).
Pastaj karrierën e vazhdoi te Manchester Unitedi (2009–2012) dhe Stoke City (2012-2013). Mirëpo, në kohën kur duhej të ishte në kulmin e formës së tij, ndërmjet moshës 26 dhe 30 vjeçare, ai e urrente futbollin.
“Gjashtë apo shtatë vite urreja gjithçka që bëja. Mezi prisja të pensionohem. Nuk isha unë. Gjithçka që bëja nuk shkonte, lidhja e lojës dhe hyrja në zonën e rrezikut”.
“Përfundoi ashtu që njerëzit mendonin se jam një qendërsulmues i mirë, i cili nuk bënte asgjë tjetër. Mendërisht mund të bëja shumë më tepër, fizikisht nuk mundja”, ka treguar 38-vjeçari.
Gjatë kohës sa luante te Newcastle e kishte thyer ashtin metatarzal, një vit më pas i kishte lënduar ligamentet duke luajtur për Anglinë, ndërsa gjatë vitit 2007 kishte pasur probleme të vazhdueshme me lëndime.
Ai ka thënë se shpejtësinë e ka pasur si bekim dhe mallkim në të njëjtën kohë. Pikërisht për shkak të shpejtësisë së tij, Owen mbahet mend që si 18-vjeçar kur kishte luajtur në Kampionatin Botëror në ‘Franca 1998’.
Ish-sulmuesi anglez ka thënë se gjenetikisht ishte “i ndërtuar për t’u lënduar”, sepse edhe babai dhe vëllezërit e tij kanë pasur probleme të ngjashme.
Meqenëse edhe qëndrimi te Stoke City u shoqërua me lëndime, ai kërkoi nga klubi që ta shfuqizonte kontratën dhe në vitin 2013 u pensionua.
“I admiroj njerëzit, të cilët mund të luajnë nga dashuria për futbollin. Mund të humbin ndonjë metër gjatë vrapimit dhe kalojnë në një ligë më të ulët dhe luajnë ndaj ekipeve më të dobëta – mirëpo mua kjo gjë më çrregulloi”, ka thënë Owen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe