Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, sonte ka paraqitur idenë e tij për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si një zgjidhje finale e paqes mes dy vendeve.
Ai duke folur në këtë forum, tha se zyrtarisht kanë lansuar etapën e fundit të bisedimeve Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa foli edhe për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi diskutuar gati për 5-6 vjet me Aleksandërin, dhe tash kemi vendosur që të hulumtojmë çdo mundësi dhe nga perspektiva ime, përfshi edhe korrektimin e kufirit për të arritur marrëveshje. Vendet e regjionit, shtetet anëtare të BE-së, ose edhe vendet tjera nga bota, nuk duhet të kundërshtonin ose të frikësoheshin nga marrëveshja potenciale e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë, mbase edhe nëse një marrëveshje e tillë do të mund të kishte edhe korrektim të kufirit”, tha Thaçi.
“Dua të garantoj të gjithë se marrëveshja potenciale në mes Kosovës dhe Serbisë, me këtë skenar, nuk do të jetë në linja etnike. Kosova do të mbetet shoqëri multietnike dhe do të vazhdojë t’i mbajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve. Parimi i njëjtë do të vlejë edhe për Serbinë, sepse paqja dhe marrëveshja paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, dhe njohja bilaterale do të ketë një reflektim pozitiv për të gjithë regjionin më gjerë. Ndoshta kjo marrëveshje potenciale, do të jetë kontributi më i madh nga Ballkani perëndimor për agjendën e zgjerimit të BE-së”, ka theksuar presidenti Thaçi.
Ndërkaq, Komisioneri per Zgjerimin e BE-se, Johanes Hahn ka mbështetur presidentët Vuçiq e Thaçi.
“I duartrokas Thaçin dhe Vuçiq për angazhimin e tyre. Së pari dhe më kryesorja, një zgjidhje duhet të vijë prej tyre. Duhet të jetë një kontribut për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin. Ky do të jetë çelësi për BE-në”, ka thënë Hahn në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite