Ishte viti i largët 1970 kur Roze Kolaj emigroi drejt SHBA-ve me katër djemt e saj të vegjël. Askush, as ajo, nuk e ka paramenduar atë kohë se sot për të dhe familjen e saj do të shkruhej historia më emocionale e suksesit.
Babai i tyre vdiq në kamp në Itali, pas largimit nga trojet shqiptare në kërkim të një jete më të mirë larg prej regjimit komunist.
Nëna Roze i kishte bërë bashkëshortit të saj një premtim – fëmijët do t’ia dilnin drejt Amerikës për ta realizuar “Ëndrrën Amerikane” dhe bashkë me katër djemtë e vajzën e saj, ajo vendosi që ta bënte ëndrrën realitet.
“Vitet e para ishin të vështira, por ne kemi mësuar shumë nga nëna jonë e cila ka instaluar te ne vlerat bazike të jetës, vlerat e të qenurit të përgjegjshëm, të disiplinuar dhe t ëpërkushtuar ndaj punës ekipore. Ne kemi filluar të punojmë qysh në rini të hershme dhe kemi fituar shumë përvojë në industrinë e picerive në New York City”, shkruan në tregimin e publikuar nga familja Kolaj me prejardhje nga Peja në faqen zyrtare të asaj që sot është rrjeti i picerive më të famshme në botë, Famous Famiglia.
Me plot të drejtë, ajo që sot është familja më e famshme shqiptare, në vitin 1986 filloi të merrte formë me picerinë e parë që ishte hapur në New York. Përgjatë viteve në vijim familja Kolaj hapi edhe disa piceri tjera dhe rrëmbeu çmimet një pas tjetrës për cilësi dhe standarde të larta të shërbimit.
Shpejtë, brendi Famous Famiglia është bërë lider në industrinë e picës në New York, duke marrë titullin si “Pica më e preferuar e New Yorkut”.
Nëna, Roze Kolaj, njihet në gjithë botën si Mama Rosa, si nëna që inspiroi djemtë e saj drejt suksesit në ëndrrën amerikane, si një premtim i përmbushur me sukses ndaj bashkëshortit të saj, një premtim ky që mori përmasa globale pasi që Famosu Famiglia sot operon në gjithë botën si një prej franshizave më të suksesshme.
Mama Rosa është një legjendë jo vetëm për familjen e saj. Ajo gjeti veten në logon e produkteve nga brendi i Famous Famiglias, si në sosin marinara, spagetat, vajin. Mbi të gjitha, ajo u mësoi fëmijëve të vet dashurinë për vendin e tyre prej nga kanë ardhur.
Se është më shumë se një histori, dilema nuk ka. Është një histori e triumfit dhe pasionit, i shpirtit të ndërmarrësisë dhe dashurisë për vendin e origjinës. Edhe pse realizojnë më së miri, ushqimin më të mirë italian, më mirë se sa vetë italianët – ata kurrë nuk e harruan vendin e tyre.
Vëllezërit Kolaj kanë dhënë donacione në vlerë prej qindra mijëra dollarëve, ushqim dhe veshmbathje për të dëbuarit nga lufta në fundvitet e 90-ta.
“Ne kurrë nuk e kemi harru vendlindjen tonë”, kishte deklaruar Paul Kolaj për New York Times në vitin 2001.
Tash është koha që ëndrra amerikane të sillet në trojet shqiptare. Dashuria nuk tregohet vetëm në luftë, por edhe tash në kohët e mira.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025