Falë tretmanit të ri, të cilin e kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë, tani do të jetë e mundshme të eliminohen simptomat e menopauzës së hershme dhe do t’u mundësohet femrave, të cilat përballen me këtë problem, që të mbeten shtatzënë
Shkencëtarët e Universitetit Ogasta në Gjeorgji, kanë testuar tretmanin në femra, ashtu që qelizat amë nga palca kurrizore i kanë injektuar në vezore të 33 femrave të cilat kanë hyrë në menopauzë të hershme.
Pas gjashtë muajve, tretmani ka treguar efikasitetin e vet, ndërkaq ato sërish kanë filluar të kenë menstruacione. Shkencëtarët thonë që kjo terapi do të mund të përdoret edhe si zëvendësim për terapi hormonale, transmeton Telegrafi.
Dështimi i hershëm i vezoreve (POF) është gjendje sfiduese për shkak të humbjes së funksioneve të vezoreve te femrat të cilat janë më të reja se 40 vjeç.
“Kjo është diagnoza traumatike në jetën e hershme riprodhuese, e cila çon në simptome posmenstruale dhe në sterilitet. Kur këto paciente dëshirojnë të mbeten shtatzëna, i vetmi opsion është që të marrin vezore nga donatoret, mirëpo shumica e femrave për arsye të ndryshme religjioze, kulturologjike dhe etike dëshirojnë të përdorin qelizat e vezoreve të veta”, thotë dr. Prosper Igboeli.
Ai ka theksuar që gjendjen shëndetësore e pjesëmarrëseve në studim e ndjek gjatë gjithë kohës dhe se ka vërejtur që niveli i estrogjenit te këto femra është ngritur, menjëherë pas marrjes së injeksionit me qeliza amë.
Pikërisht për këtë shkak pas gjashtë muajve sërish u kanë ardhur menstruacionet, ndërkaq tani po përpiqen të mbeten shtatzëna.
Në fund, shkencëtarët kanë lajmëruar që po punojnë aktivisht në studimin e kësaj metode dhe se do të publikohet vazhdimi i hulumtimeve të tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Burim infeksioni? Si të veproni nëse keni puçrra në zonën intime
Kim bëri ndryshimin në pamje dhe kjo nuk është hera e parë që krahasohet me gruan e Kanye
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës