Provinca Autonome e Trentos që nga viti 1999 e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, fillimisht si ndihmë humanitare për të vazhduar edhe me projekte konkrete dhe tani është koha që këtë relacion ta avancojmë.
Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me delegacionin nga Provinca Autonome e Trentos të Italisë, të kryesuar nga Sara Ferrari, ministre e Provincës për Universitetin dhe Kërkime, për Politikat e Rinisë, Çështjet e Gjinisë, dhe Bashkëpunimit Zhvillimor.
Në këtë takim, kryeministri Haradinaj i njoftoi delegacionin italian për progresin e Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë fuqizimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.
Kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e madh të Italisë, konkretisht të Provincës Autonome të Trentos, për ta ndihmuar vendin dhe se tani ky bashkëpunim duhet të vazhdojë duke u përqendruar veçmas në projekte që i dedikohen mjedisit, fushës kulturore, arsimore dhe agrikulturës.
“Kosova është vend mik i Italisë, një vend që ka shumë të rinj, me shpirt sipërmarrës dhe të gatshëm për të bashkëpunuar. Investimet direkte nga Provinca Autonome e Trentos janë të mirëpritura, veçmas kur ato janë të përqendruara në fushën e mjedisit dhe ruajtjes së ambientit”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Qeveria e vendit është e hapur për bashkëpunime bilaterale.
Sara Ferrari, ministre e Provincës për Universitetin dhe Kërkime, për Politikat e Rinisë, Çështjet e Gjinisë, dhe Bashkëpunimit Zhvillimor, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e vendit të saj për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushat e identifikuara në interes të ndërsjellë.
Sipas komunikatës së Qeverisë, provinca Autonome e Trentos nga viti 1999 ka dhënë kontributin e saj për autoritetet lokale në Kosovë, shoqërinë civile dhe ka realizuar projekte të ndryshme me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Kerr Renault Captur i ri “00”, plus mundësi udhëtimi në Evropë veç me Auto Mita
Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen