Princi Harry dhe Meghan Markle i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Meghan Markle filloi mini-revolucionin e saj, ndërsa u martua sot me Princin Harry në një martesë multi-kulturore dhe të ndikuar nga SHBA-të, rrethuar nga rojet e Britanisë dhe miliona shikues, të cilët panë një dasmë më ndryshe se çdo herë tjetër.
Të porsamartuar ndanë me të pranishmit lot, qeshje dhe një puthje të pasionuar para qindra vizitorëve VIP të dominuar nga yjet e magjepsur të Hollywoodit si: Clooneys, Beckhams, Idris Elba, Elton John, Oprah Winfrey, Tom Hardy dhe James Corden.
Ndryshe nga vëllai i tij dhe dasma e babait të tij, Harry ishte dukshëm emocional për pjesën më të rëndësishme të ceremonisë, sidomos kur e pa nusen e tij për herë të parë, kur i kapi dorën dhe i tha asaj: “Ju dukeni e mahnitshme”, para se butësisht të hiqte duvakun e saj.
Ish-aktorja, 36 vjeçe, Meghan Markle, shpërtheu në lot kur çifti shkëmbyen premtimin e dashurisë para se të shpalleshin burrë dhe grua nga Kryepeshkopi i Canterburyt, Justin Welby, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Pasi Harry hoqi duvakun e bashkëshortes së tij, ajo e pyeti diskretisht atë: “A do puthemi?” dhe Harry pëshpëriti “Po” para se t’i dhuronte asaj puthjen e dashurisë.
Dasma tashmë është quajtur ngjarja më e madhe e dekadës.
Të gjithë mbretërorët e lartë britanikë ishin gjithashtu atje për t’i mbështetur ata, duke përfshirë Mbretëreshën, Princin Philip, Princin William, gruan e tij Kate Middleton, ndërsa të vegjlit George dhe Sharlotte u lannën kujdesin e dados.
Shërbimi i kishës kishte një ndjesi të ndjeshme amerikane me një peshkop të SHBA-së , ndërsa muzika në sallë është luajtur nga Ben E. King dhe Etta James.
Jashtë kishës së Shën Gjergjit, më shumë se 100.000 njerëz u mblodhën në diellin e lavdishëm britanik dhe brohorisnin për çiftin që filluan jetën e tyre të re martesore, teksa më pas ata bënë parakalimin e tyre me një karrocë të madhe mbretërore.
Meghan lëkundej dhe buzëqeshi tek turmat duke thënë ‘wow’ për burrin e saj të ri, ndërsa në stilin e tij të paimitueshëm, Harry tha përsëri: ‘Unë jam gati për një pije tani’.
Ndërsa të porsamartuarit parakaluan përgjatë kështjellës Windsor të përshëndetur nga turma të mëdha që mbanin flamuj të Unionit. Mysafirët VIP u çuan në kështjellë për një drekë dhe pije të bujshme të organizuar nga Mbretëresha.
Të porsamartuarit kishin dalë nga Kisha e Shën Gjergjit për të përshëndetur të gjithë njerëzit që ndodheshin jashtë.
Në krye të shkallëve të pallatit, çifti dhuruan një puthje me kënaqësinë e shikuesve.
Princi George dhe Princesha Charlotte, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, nuk e ndoqën Harryn dhe Meghanin pasi ata u kthyen nën kujdesin e dados së tyre.
Në vend të kësaj, të rinjtë mbajtën duart e prindërve të tyre derisa dolën nga kisha.
Mike Tindall u pa duke qëndruar pranë gruas së tij shtatzënë, Zaras, ndërsa kongregacioni priste që Harry dhe Meghan të nënshkruanin regjistrin e tyre.
Z. dhe zonja Tindall presin fëmijën e tyre të dytë.
KËTA JANË TË FTUARIT VIP QË MORËN PJESË NË DASMËN MBRETËRORE TË PRINCIT HARRY DHE MEGHAN MARKLE:
Aktori George Clooney, 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij avokatore Amal, 40 vjeçe
Futbollisti David Beckham, 43 vjeç dhe gruaja e tij e modele Viktoria, 44 vjeçe
Aktori Tom Hardy, 40 vjeç, dhe gruaja e tij aktore Charlotte Riley, 36 vjeçe
Këngëtari Elton John, 71 vjeç, dhe regjisori David Furnish, 55 vjeç
Shkrimtari dhe kritiku i ushqimit Tom Parker Bowles, 43 vjeçarë
Ylli i Rugbyt, James Haskell, 33 vjeç, dhe e fejuara e tij Chloe Madeley, 30 vjeçe
Legjenda e Rugbyt, Sir Clive Woodward, 62 vjeç, dhe gruaja e tij Jayne Williams
Transmetuesi Dan Snow, 39 vjeç dhe gruaja e tij Lady Edwina Louise Grosvenor, 36 vjeçe
Këngëtari James Blunt, 44 vjeç, dhe e fejuara e tij Sofje Wellesley, 34 vjeçe
Folësja e shfaqjes së diskutimeve, Oprah Winfrey, 64 vjeç
Këngëtarja Joss Stone, 31 vjeçe
Aktori Idris Elba, 45 vjeç, dhe e fejuara e tij Sabrina Dhowre, 29 vjeçe
Restauruesi dhe pronari i klubit Nick Jones, 54 vjeç
Aktorja Carey Mulligan, 32 vjeçe, dhe burri i saj këngëtar Marcus Mumford, 31 vjeç
Ylli i tenisit Serena Williams, 36 vjeçe dhe i shoqi Alexis Ohanian, 35 vjeç
Aktori James Corden, 39 vjeç, dhe gruaja e tij Julia Carey, 41 vjeçe
Aktori Patrick Adams, 36 vjeç dhe gruaja e tij Troian Bellisario, 32 vjeçe
Aktorja Sarah Rafferty, 45 vjeçe dhe burri i saj Santtu Seppala
Aktori Gabriel Macht, 46 vjeç dhe gruaja e tij Jacinda Barrett, 45 vjeçe
Aktorja Gina Torres, 49 vjeçe
Aktorja Abigail Spencer, 36 vjeçe
Aktori Rick Hoffman, 47 vjeç
Regjisori i filmave, Silver Tree
Aktorja e Bollywoodit, Priyanka Chopra, 35 vjeçe
Ylli i Rugbyt, Mike Tindall, 39 vjeç dhe gruaja e tij Zara, 37 vjeçe
Ylli i Rugbyt, Jonny Wilkinson, 38 vjeç, dhe gruaja e tij Shelley Jenkins
Aktorja Alessandra Balazs
Regjisori i filmit, Arthur Landon
Aktorja Janina Gavankar, 37 vjeçe
Dizajnerja e modës, Misha Nonoo, 31 vjeçe
VESHJA ELEGANTE E MEGHAN MARKLE DHE PRINCIT HARRY
Veshjet e dasmës së Meghan Markle u krijuan nga projektuesja i mirënjohur britanike, Clare Waight Keller i markës së njohur “Givenchy”.
Ajo ishte drejtoresha e parë artistike femër në shtëpinë historike të modës franceze “Givenchy”.
Vello e Meghanit është punuar nga diamante të Mbretëreshës Mari, të huazuar nga Mbretëresha dhe në të ka material dhe diamante të vitit 1932.
Meghan arriti në Chapel të Shën Gjergjit në Windsor me dy djem që mbanin bishtin e fustanit të saj të gjatë të nusërisë.
David Emanuel, stilistja e cila krijoi veshjen e Dianës, Princeshës së Uellsit për martesën e saj me Princin e Uellsit në vitin 1981, tha: “Veshja është siç parashikoja – e thjeshtë, elegante, dhe e bukur”.
Në mesditë, të gjithë sytë u kthyen nga Meghan për të parë paraqitjen e saj plot glamur.
Pak para mbërritjes së nuses, shoqërueset dhe mbajtëset e luleve u futën nga dukesha e Kembrixhit, e cili i ndihmoi ata në pozicionet e tyre me një dorë inkurajuese mbi shpatullat e tyre.
Fëmijët dorëzuan lulet prapa derës kur një nga shoqërueset e nuses për pak filloi të qajë.
Dado Maria ndërkohë po kujdesej për Princin George dhe Princeshën e vogël Charlotte.
George diskutoi shkurtimisht me dadon e tij, e cila i ndihmoi në organizimin e grupit.
Mbesa dhe nipi i Harryt: George dhe Princesha Charlotte, ishin midis gjashtë shoqërueseve të nuses dhe katër mbajtësit e luleve, të gjithë të moshës midis dy dhe shtatë vjeç.
Meghan Markle e bëri Prince Harry dukeshin të buzëqeshur ndërsa shkëmbyen zotimet e tyre.
Princi Harry tha: “Unë Harry, të pranoj ty, Meghan, të jesh gruaja ime, të jemi bashkë nga kjo ditë e tutje; në të mirë e në të keq, në pasuri, në varfëri, për sëmundjet dhe shëndetin, për të dashur dhe për të ushqyer, derisa vdekja të na ndajë; sipas ligjit të shenjtë të Perëndisë. Në prani të Perëndisë bëj këtë premtim“.
Meghan u përgjigj: “Unë, Meghan, të pranoj ty, Harry, të jesh burri im, të jemi bashkë nga kjo ditë e tutje; në të mirë e në të keq, në pasuri, në varfëri, për sëmundjet dhe shëndetin, për të dashur dhe për të ushqyer, derisa vdekja të na ndajë; sipas ligjit të shenjtë të Perëndisë. Në prani të Perëndisë bëj këtë premtim“.
Ajo nuk u zotua se do t’i ‘bindej’ burrit të saj të ri, duke reflektuar kështu marrëdhënien e tyre moderne.
Kishte një heshtje rreth kishës kur filloi ceremonia e dasmës dhe turma dëgjonin me vëmendje kur dekani i Kështjellës Windsor, David Connor, filloi procedimet.
Heshtja ishte thyer vetëm nga gjëmimi i avionëve që kalonin lart dhe nga tapi i çuditshëm i shampanjës.
Veshja delikate e Meghanit ishte pesë metra e gjatë dhe e bërë nga tyl mëndafshi me një lule të përdredhur me dorë në materialin e mëndafshit, shoqërur nga dy persona që e mbanin atë.
Flokët e saj ishin të kapura lart dhe ajo mbante kurorën plot shkëlqim të Mbretëreshës së Marisë, që iu dha asaj nga Mbretëresha.
Peshkopi Michael Curry me entuziazëm dha një fjalim të pasionuar për fuqinë e dashurisë – por duket se shumë njerëz në kongregacion qeshnin gjatë fjalimit.
Kjo është dasma më e madhe mbretërore në Britani që nga koha kur Princi William u martua me Kate në vitin 2011, me më shumë se 21 milionë banorë në Mbretërinë e Bashkuar, të vendosur për ta parë dasmën dhe 23 milionë nga Amerika. /Telegrafi/
Në vazhdim, ndiqni imazhet nga dasma mbretërore e Princit Harry dhe Meghan Markle:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj