LAJMI I FUNDIT:

Bon Jovi bëhet pjesë e ‘Rock and Roll Hall of Fame’, grupi ribashkohet për të performuar në skenë

Bon Jovi bëhet pjesë e ‘Rock and Roll Hall of Fame’, grupi ribashkohet për të performuar në skenë
Bon Jovi (Foto: Getty Images)

Legjendarët e rokut, “Bon Jovi”, më në fund kanë hyrë në hollin e famës së rokenrollit (Rock and Roll Hall of Fame) dhe këtë e kanë bërë në mënyrën më të mirë duke u shfaqur të ribashkuar.

Bendi amerikan jo vetëm që ka marrë një prej nderimeve më të mëdha muzikore, por me këtë rast u bashkuan që të pesë anëtarët origjinalë të grupit.

Rok grupi Bon Jovi (Foto: Getty Images)

Anëtarët aktualë, frontmeni Jon Bon Jovi, pianisti David Bryan dhe bateristi Tico Torres, u ngjitën bashkë në skenë me ish-basistin Alec John Such (i cili u largua në vitin 1994) dhe kitaristin Richie Sambora (i cili u largua në vitin 2013). Krahas tyre, në “Rock and Roll Hall of Fame” është përfshirë edhe basisti aktual, Hugh McDonald.


Kitaristi Richie Sambora (Foto: Getty Images)

Mungesa e Samboras vazhdon t’i pikëllojë fansat e “Bon Jovi”, të cilët duan që kitaristi të rikthehet në grup, ndërsa në evenimentin e të shtunës mbrëma e kanë pasur mundësinë ta shohin sërish duke interpretuar me bendin e tij të vjetër.

Bendi që u bë i popullarizuar në vitet e tetëdhjeta, për herë të parë ishte nominuar për të hyrë në “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 2011, mirëpo rokerët legjendarë u desh të prisnin deri në vitin 2018 që ta përjetonin këtë nderim.

Në evenimentin e zhvilluar në Cleveland të Ohios, anëtarët  e ribashkuar interpretuan hitet, si “Livin’ on a Prayer”, “You Give Love a Bad Name” e “It’s My Life”, si edhe një prej këngëve më të fundit, “When We Were Us”.

Për nostalgjinë e fansave, Jon dhe Richie kënduan bashkë, madje e ndanë të njëjtin mikrofon. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori