Viti 2017 ishte një tjetër vit i suksesshëm për estradën shqiptare, ku prurjet muzikore dhe të rejat në jetën e tyre private nuk munguan përgjatë një viti.
Mund të thuhet lirshëm se ky vit është viti me më së shumti martesa të yjeve ndonjëherë në showbizin shqiptar.
Shumë këngëtarë, aktorë e emra tjerë të njohur vendosën t’i japin fund beqarisë së tyre këtë vit, duke kurorëzuar kështu lidhjet e tyre me martesë.
Nga dasmat më të mëdha dhe të përfolura mbesin ajo e Xhensilës dhe Besit, Orindës dhe Turit, dhe Marinës dhe Getit, por përjashtim nuk bëjnë as dasmat e tjera, të cilat ishin të shumta në numër këtë vit.
Fustani i bardhë dhe kostumet e zinj për yjet e estradës janë shitur gjatë vitit 2017 si kurrë më parë.
Telegrafi ju sjell një përmbledhje speciale, duke iu kujtuar dasmat më përrallore të yjeve gjatë gjithë vitit 2017.
Orinda Huta dhe Turjan Hyska
Data: 27.07.2017
Lokacioni: Pallati Presidencial, Tiranë
Të ftuar: rreth 500
Kostoja: 70.000 €
Çifti simpatik Orinda Huta dhe prezantuesi Turjan Hyska kurorëzuan dashurinë e tyre shumë vjeçare me një dasmë madhështore, të organizuar më 27 korrik të 2017-s në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Ata dukeshin të shkëlqyer në datën më të rëndësishme të jetës së tyre, gjersa ishin të rrethuar nga familjarët, miqtë dhe shumë figura publike të cilët u bënë pjesë e dasmës.
Këngëtarja Orinda Huta dukej e mahnitshme në fustanin e saj të nusërisë, i cili ishte dizajnuar nga “Gerladina Sposa”, të cilët janë kujdesur edhe për dekorimin dhe rregullimin e ambientit ku po zhvillohej dasma. Me një kosto të lartë, dhe numër të madh të ftuarish, dasma Orinda dhe Turi, bëhet ndër dasmat më të mëdha dhe më të komentuara të yjeve gjatë vitit 2017.
Pas martesës, çifti i dhanë vetes pushime luksoze në muajin e tyre të mjaltit, të cilin e filluan në Holandë, dhe më pas e përfunduan në kontinentin aziatik, në Tajlandë.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku
Data: 01.09.2017
Lokacioni: Pallati Presidencial, Tiranë
Të ftuar: 500
Kostoja: 65.000 €
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe humoristi Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur për publikun. Shfaqjet e tyre shoqërohen gjithmonë me humor nga Besi, dhe një buzëqeshje të bukur nga Xhensila. Njhja e tyre nisi në vitin 2011, gjersa data 1 shtator e vitit 2017 i gjeti ata të martuar.
Çifti i dhanë fund beqarisë së tyre në një dasmë madhështore të organizuar në Pallatin e Brigadave në Tiranë, në mesin e afro 500 të ftuarve, ndër ta edhe shumë figura publike. Celebrimin e tyre e bëri i pari i Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj. Këngëtarja Myrtezaj kishte rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj joshëse në fustanin e bardhë, të cilin ia kishte stiluar Valdrin Sahiti, ndërsa Besi dukej gjithashtu elegant në kostumin e tij.
Pas dasmës shumë të përfolur, çifti u nisën drejt muajit të tyre të mjaltit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ernest Zymberi dhe Lena
Data: 02.09.2017
Lokacioni: “Quenn Vali Palace”, Gjilan
Të ftuar: 400-500
Kostoja: Mbi 30.000 €
Aktori shumë i dashur i hit serialit “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi, i cili për publikun njihet si ‘Llkmani’ falë rolit të tij, i dha fund beqarisë gjatë 2017-s, pas një lidhje disa vjeçare me Lena Rexhepin.
Çifti kanë organizuar një dasmë mjaft të madhe në Gjilan, qytetin prej nga edhe ka prejardhjen aktori. Pjesë e dasmës së tyre ishin shumë prej figurave publike, ku ndër ta mund të veçohen aktorët më të njohur të “O Sa Mirë”. Aktori Zymberi dukej bukur edhe elegant në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, veshur me një kostum të bukur, punuar nga stilistja Yllka Brada.
Ndërkohë, pas dasmës, ata shkuan për muajin e tyre të mjaltit në ishujt e largët të Maldives, gjersa pas kthimit në Kosovë, atyre iu bë dhuratë edhe një tjetër udhëtim për në Paris nga një mik i tyre.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi
Data: 10.09.2017
Lokacioni: Gjiri i Lalëzit, Durrës
Të ftuar: 600
Kostoja: 130.000 €
Çifti i shumë diskutuar në media, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi i dhanë fund beqarisë së tyre në një dasmë tejet luksoze dhe të veçantë. Fillimisht, ata bënë kurorëzimin e tyre në altarin pranë bregdetit, gjersa ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ai i cili celebroi çiftin në fjalë.
Më pas, ceremonia ka vazhduar në një nga resortet më luksoze në Gjirin e Lalëzit, ku të ftuar ishin shumë prej figurave të njohura publike. Fillimisht ishte menduar që dasma të mbahej teje private, por që më pas fotografitë e publikuara nga mysafirët në rrjetet sociale, kishin zbuluar gjithçka që po ndodhte në dasmën më të madhe të vitit.
Prezantuesja Marina Vjollca ka shkëlqyer në fustanin e bardhë, të stiluar nga Blerina Kllokqi-Rugova, gjersa me stil dhe elegant dukej edhe reperi Getoar Selimi, i cili ishte veshur me kostum të zi nga Valdrin Sahiti. Ceremonia martesore është zhvilluar në mesin e 600 të ftuarve, gjersa për të thuhet se është shpenzuar një kosto e lartë prej rreth 130 mijë eurove.
Pas dasmës, çifti kanë vazhduar muajin e tyre të mjaltit në vendet më ekzotike të Amerikës së Mesme, si Xhamajka.
Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami
Data: 16.09.2017
Lokacioni: “Luxory Royal Group”, Prizren
Të ftuar: 700
Kostoja: 150.000 €
Edhe prezantuesi i njohur Labinot Gashi – Labi, i dha fund beqarisë së tij në shtator të vitit 2017. Ai dhe Qëndresa Bajrami organizuan jo një, por dy dasma madhështore. Dasma e parë ishte ajo e datës 15, ku prezantuesi sipas traditave mori nusen te familja e saj në Prishtinë, gjersa këtë gjë e kishte bërë sipas traditave, duke udhëtuar me tren nga Peja, në Prishtinë, ndërkohë që në Pejë festohej së bashku me familjen e ngushtë.
Dasma e vërtetë do të ishte ajo e datë 16, ku çifti do të kurorëzonin dashurinë e tyre në mesin e 700 të ftuarve në një dasmë përrallore, të organizuar në një prej resorteve më luksoze në Prizren. Qëndresa dhe Labi dukeshin magjikë në veshjet e tyre: fustanin e bardhë dhe kostumin e hirtë, të cilat janë stiluar nga dy emrat më të njohura në Gjakovë: Kujta dhe Meri.
Një muaj pas dasmës, çifti kishin vendosur për të kaluar muajin e tyre të Mjaltit, në Dubai.
Valdrin Sahiti dhe Edita Ramdani
Data: 29.09.2017
Lokacioni: Las Vegas
Të ftuar: rreth 100
Kostoja: Mbi 50.000 €
Stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, i ka dhënë gjithashtu fund beqarisë gjatë vitit 2017, pas një lidhje disa vjeçare me Edita Ramadanin, Ndryshe nga tradicionalja, çifti kishin vendosur që dasmën e tyre ta organizonin në Las Vegas.
Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë tejet private, në mesin e pak të ftuarve, ndërsa dukeshin bukur që të dy veshur në të bardha, sigurisht në veshjet e punuara nga vet Valdrini.
Çifti bën shumë bujë në mediat sociale, me disa fotografi mjaft ‘të nxehta’ që publikuan pas martesës në rrjetin social Instagram.
Besnik Qaka dhe Lolita Begolli
Data: 30.09.2017
Lokacioni: “Hotel Dukagjini”, Pejë
Të ftuar: 300
Kostoja: Mbi 50.000 €
Solisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka, dhe bukuroshja nga Peja, Lolita Begolli, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më datë 30 shtator 2017. Dasma e tyre bëri bujë të madhe në mediat sociale, teksa në ahengun e organizuar kënduan jo më pak se nëntë këngëtarë: Labi, Lori, Ramadan Krasniqi, Arbër Gjota, Genc Prelvukaj, Big Mama, Vigani i grupit KAOS, Orient Darabuka dhe DJ Esto,
Dasma e zhvilluar në “Hotel Dukagjini” kishte të ftuar shumë figura publike e kolegë të këngëtarit. Lolita dukej vezulluese në fustanin e nusërisë, gjersa jo më pak shkëlqyes dukej edhe bashkëshorti i saj me kostumin e zi.
Pas dasmës, ata shijuan disa ditë të mira së bashku me shoqërinë e tyre, në malet e Rugovës
Leonora Poloska dhe Andin Randrobrava
Data: 25.10.2017
Lokacioni: Prishtinë
Të ftuar: 100-200
Kostoja: Mbi 10.000 €
Këngëtarja e njohur Leonora Poloska dhe kompozitori Andin Randrobrava u martuan gjatë tetorit 2017, në një dasmë pak më modeste, me më pak të ftuar, vetëm rrethin e tyre të ngushtë familjarë.
Dyshja bashkëjetonin prej kohësh së bashku, ndërsa gjatë verës u gëzuan edhe me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Adora, e cila do ta mbajë kujtim të përjetshëm faktin që ka qenë pjesë e dasmës së dy prindërve të saj.
Në rrjetin social Facebook, Leonora dhe Andini kanë ndarë me fansat e tyre disa imazhe nga dasma, ku ndër të tjerash vihen re dukja plot elegante e Leonorës në fustanin e bardhë, dhe e Andinit në kostumin e dhëndrit.
Angela Martini dhe Dragos Savulscu
Data: 11.12.2017
Lokacioni: Los Anxhelos
ModeljaAngela Martini përmbyll listën e gjatë të yjeve që i dhanë fund beqarisë gjatë këtij viti. Ajo dhe miliarderi rumun, Dragos Savulscu kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Los Anxhelos, teksa dëshmitare e martesës së tyre u bë këngëtarja e njohur Bleona Qereti.
Dyshja i kanë dhënë fund beqarisë në një ndejë tejet private, me pak të ftuar, ndërsa për fansat, martesën e tyre e bënë të ditur një ditë me vonesë, ku publikuan disa imazhe nga momenti i kurorëzimit.
Ndryshe nga ç’mund të duket një nuse në të bardha, Angela kishte vendosur që në ditën e saj më të rëndësishme të vishej në të zeza, me një fustan të shkurtër të zi,dhe tejet transparent. Ndërsa, bashkëshorti i saj Dragos, kishte zgjedhur një kostum të zi dhe elegant për në dasmën e tij.
Me kaq përfundon edhe lista e personazheve të famshëm shqiptarë të cilët i dhanë fund martesës gjatë vitit 2017. Disa preferuan dasma të mëdha dhe të shtrenjta, të cilat u bënë transparente edhe për publikun, teksa disa të tjerë preferuan që ta ruajnë privatësinë e tyre dhe të mos zbulojnë shumë nga data më e rëndësishme e jetës.
Sidoqoftë, i rëndësishëm mbetet fakti që viti 2017 solli më shumë bashkime dhe martesa, se sa ndarje mes çifteve shqiptare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAtilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje