LAJMI I FUNDIT:

Analizë – Testi 222 milionësh i Neymarit ndaj Realit dhe CR7 për të dëshmuar se është më i miri në botë

Analizë – Testi 222 milionësh i Neymarit ndaj Realit dhe CR7 për të dëshmuar se është më i miri në botë

Braziliani ishumëpërfolur u largua nga Barcelona drejt PSG-së për “sfida të reja” dhe tashmë ai e ka një rast për ta treguar veten dhe vlerën e tij në Ligën e Kampionëve, më herët se që ndoshta ai ka pritur.

Çdo gjë është “e shkruar të bëhet”. Kur Neymar u largua nga Barcelona gjatë verës drejt PSG-së për 222 milionë euro, ishte një sinjal i qartë i qëllimit të tij. Dhe, transferi i tij do të jetë i suksesshëm vetëm nëse braziliani mund ta udhëheqë klubin francez drejt Ligës së Kampionëve.

Neymar inspiroi rikthimin më të madh në histori të Ligës së Kampionëve në mars kur ai ndihmoi Barcën të rikuperojë një disavantazh prej 4-0 në një fitore prej 6-1 në Camp Nou.


20 shkurt: Real Madrid – PSG, Santiago Bernabeu
06 mars: PSG – Real Madrid, Parc des Princes

Tashmë PSG e ka Neymarin në ekip, por po ashtu një short të vështirë në fazën e parë të eleminimit direkt: Real Madridin. Liderët e kampionatit francez janë shortuar me kampionin aktual të garës të hënën dhe është një përballje e cila mund ta ndërtojë, ose shkatërrojë sezonin për cilin do prej këtyre dy klubeve.

Me Real Madridin larg prej Barcës në La Liga, duket se Liga e Kampionëve është i vetmi synim i rëndësishëm për sukses në sezonin aktual. Sidoqoftë, Zinedine Zidane nuk mund ta fitojë këtë trofe çdo vit.

Pas suksesit të njëpasnjëshëm në garën më prestigjioze të futbollit evropian, Raeli do të kërkojë një hettrik të titujve të paprecedentë në Ligën e Kampionëve. Dhe, përkundër formës së luhatshme së fundmi, asnjë skuadër nuk do të dëshironte të përballej me Realin në këtë fazë.

Dikur i demoloi, sot kërkon lavdinë për ta, Foto: Getty Images

Për PSG-në dhe Neymarin është një sfidë që duhet fituar e kualifikuar. Kur braziliani kaloi në Parc des Princës në verë, ai foli për “sfida të reja”. Por, fitimi i kampionatit francez me një aradhë të finteve e triqeve nuk do të jetë e mjaftueshme. Ai duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve.;

Dikur si i ri në prova te Reali dhe synim i Realit para se të zgjidhte Barcelonën në vitin 2013, Neymar kaloi te PSG që të jetë zot i vetvetes dhe fitimi i Topit të Artë është pjesë e këtij plani.

Së bashku, Messi dhe Ronaldo e kanë fituar Topin e Artë tash e 10 vjet me portugezin që u dekorua me të pestin trofe individual të enjtën, e të cilat i przantoi plot krenari në Bernabeu të shtunën.

“Të qenurit te Reali do ta bënte më të lehtë për Neymarin ta fitonte Topin e Artë. Reali është klub që u jep lojtarëve të mëdhenj atë që u duhet. Të gjithë e kanë ditur që unë kam dashur ta transferoj”, u shpreh Florentino Perez javë më parë.

Ka çka të tregojë… Foto: Getty Images

Perez mund të jetë pas Neymarit edhe në vitet e ardhshme, përderisa bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe po ashtu tërhoqi interesimin e REalit verën e kaluar dhe mund të jetë sërish synim i të ardhmes.

Situata financiare e PSG-së konfirmon se nuk duhet të ndodhin shitje, por Neymar mund të kërkojë një tjetër “sfidë të re” nëse projekti parizien dështon në Ligën e Kampionëve.

Dhe për këtë, shumë do të varet nga 25 vjeçari. PSG pagoi 222 milionë euro për lojtarin që ata e kanë lëvduar si më të mirin e botës.

Tash është koha që ai të dëshmojë se pritjet kanë qenë reale duke mposhtur Ronaldno dhe Realin. Gjithçka tjetër do të konsiderohej dështim.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori