LAJMI I FUNDIT:

Lamar rrëmbeu gjashtë çmime, Ed Sheeran u shpall artisti i vitit (Video)

Lamar rrëmbeu gjashtë çmime, Ed Sheeran u shpall artisti i vitit (Video)

Kantautori britanik, Ed Sheeran dhe reperi amerikan, Kendrick Lamar, ishin emrat kryesore në ceremoninë e sivjetme të MTV Video Music Awards.

Nga tetë nominimet e tij, Lamar i fitoi gjashtë sosh. Për hitin “Humble” mori çmimin për videon e vitit dhe për performancën më të mirë hip-hop.


Artisti i vitit u shpall Ed Sheeran, ndërsa performuesi më i mirë ishte Khalid.

“Down” (nga Fifth Harmony dhe Gucci Mane) fitoi çmimin për performancën më të mirë pop, “Stay” (nga Zedd dhe Alessia Cara) ishte kënga më e mirë ‘dance’, kurse kënga e vitit u shpall “XO Tour Llif3” nga Lil Uzi Vert.

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, e ka shfrytëzuar këtë ceremoni për premierën e videoklipit të këngës “Look What You Made Me Do”.

Në videon muzikore shfaqet 27-vjeçarja e vdekur duke dalë nga varri, ndërsa për një orë klipi u shikua më shumë se gjysmë milioni herë. Kurse për më pak se 24 orë ka grumbulluar 23 milionë shikime.

Swift njëherësh fitoi edhe çmimin për bashkëpunimin më të mirë për këngën “I Don’t Wanna Live Forever” që e ka sjellë në duet me Zayn Malik.

Çmimin për vepër jetësore e ka fituar Pink, e cila mbajti një fjalim për vajzën e saj gjashtëvjeçare, Willow, që ndodhej në publik.

Prezantuese e ceremonisë së sivjetme të MTV Video Music Awards ishte Katy Perry. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Kalo në kategori