LAJMI I FUNDIT:

Arsim Thaçi: Kemi një kundërshtar mjaft të fortë, por kemi futbollistë që kanë luajtur në të njëjtat nivele

Arsim Thaçi: Kemi një kundërshtar mjaft të fortë, por kemi futbollistë që kanë luajtur në të njëjtat nivele

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, është i vetëdijshëm se dueli kundër IFK Norrkoeping do të jetë i vështirë, por ka thënë se bardhekaltrit në këtë takim udhëtojnë të përgatitur mirë e të mobilizuar maksimalisht për të marrë rezultat të favorshëm.

Strategu ka pohuar se në radhët e skuadrës së tij ka lojtarë më përvojë ndërkombëtare dhe beson se futbollistët që do të jenë në terren do të japin maksimumin në mënyrë që të prezantohet sa më mirë skuadra e Prishtinës dhe në përgjithësi futbolli i Kosovës.


Ejupi: Prishtina ka një barrë të madhe, por do ta përfaqësojë denjësisht futbollin e Kosovës
Lexo po ashtu Ejupi: Prishtina ka një barrë të madhe, por do ta përfaqësojë denjësisht futbollin e Kosovës

“Për mua si trajner dhe për lojtarët është historike, sepse për herë të parë Prishtina merr pjesë në një aktivitet të tillë, kemi ndeshjen e Europa ligës. Mund të them se kemi pasur edhe pak fat në këtë drejtim edhe mundësitë që të përgatitemi në nivele më të lartë dhe të përballemi më një ekipe të tilla, kanë qenë pak të kufizuara, sepse më vonesë i kemi marrë informatat, por si do që te jetë ne e kemi përshpejtuar hapin që dhe më plotësimin e kërkesave tona nga Bordi i FC Prishtinës, që jemi jashtëzakonisht të kënaqur, dhe në këtë drejtim ne bashkë më lojtarët kemi qëndruar disa ditë në Gjakovë, e që unë e falënderoj klubin e futbollit Vëllaznimi që na ka ofruar stadiumin kryesor që ne të stërvitemi aty, dhe një pjesë të përgatitjeve e kemi përfunduar ashtu siç e kemi parashikuar.

“Nëse flasim për kundërshtarin, atëherë normal se kemi një kundërshtar mjaft të fortë që viteve të fundit ka dominuar në futbollin suedez. Kemi marrë të gjitha informatat rreth kundërshtarit, është një kompani që na ka ofruar qasje në analizuat dhe mënyrën e lojës për të parë përparësitë dhe dobësitë ku i ka kundërshtari, dhe normal përparësia është se ne futbollistë të cilët kanë luajtur në ato nivele, siç është Armend Dallku, Debatik Curri, Liridon Leci e tjetër, kështu që do të shohim më gjithë përvojën e këtyre lojtarëve dhe ta prezantojmë futbollin e Kosovës, në Suedie në këto aktivitete në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka deklaruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori