LAJMI I FUNDIT:

Në Parlamentin Evropian shqyrtohet raporti i përparimit për Maqedoninë, nesër pritet votimi

Në Parlamentin Evropian shqyrtohet raporti i përparimit për Maqedoninë, nesër pritet votimi

Para votimit që do të mbahet nesër, me propozim të eurodeputetit Ivo Vajgl, Parlamenti Evropian do t’i rishikojë raportet e përparimit për Maqedoninë, Serbinë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni

Në projekt-rezolutën për Maqedoninë qëndron se drejt rrugës për BE vendi duhet të ndërmarrë hapa vendimtar në reformat në gjyqësor, korupcionin, të drejtat e njeriut, punët e brendshme dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Në këtë rezolutë edhe njëherë rekomandohet fillimi i bisedimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian./Telegrafi/