LAJMI I FUNDIT:

Gabriel: Bisedimet e Brexit ta mbajnë Britaninë më pranë BE-së

Gabriel: Bisedimet e Brexit ta mbajnë Britaninë më pranë BE-së

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel shprehu besimin sot që zgjedhjet britanike do të hapnin rrugën për bisedimet e Brexit, që do të lejonin që Londra të qëndronte sa më afër Bashkimit Evropian.

“Mesazhi i votuesve ishte se Londra duhet të ndiqte bisedime të drejta me BE-në”, tha Gabriel, i cili është gjithashtu shërben si zëvendës i kancelares, Angela Merkel.

“Prioriteti i partive politike të Britanisë së Madhe tani duhet të jetë formimi i shpejtë i një qeverie, kështu që ne mund të bëjmë negociata serioze për ta mbajtur Britaninë sa më afër Bashkimit Evropian”, shtoi ai.