LAJMI I FUNDIT:

Liqeni që fsheh një sekret të tmerrshëm: Vetëm një orë qëndrim pranë tij, mjafton që të vdisni në mënyrën më brutale (Foto/Video)

Liqeni që fsheh një sekret të tmerrshëm: Vetëm një orë qëndrim pranë tij, mjafton që të vdisni në mënyrën më brutale (Foto/Video)

Mirë se vini në liqenin e ‘mrekullueshëm’ rus Karachay, i cili edhe zyrtarisht është shpallur si vendi më i ndotur në planet.

Vetëm një orë qëndrim pranë liqenit gjatë viteve të ’90-ta, do t’ju “dhuronte” një dozë të madhe të rrezatimit, qindra herë më të lartë sesa norma e lejuar e ekspozimit që lëshohet brenda një viti, dhe kështu brenda një ore sigurisht se do të vdisnit, transmeton Telegrafi.

Sasia e madhe e rrezatimit nuk është ndonjë fenomen, pasi afër këtij liqeni kishte funksionuar një central bërthamor i cili më 29 shtator të vitit 1957 ishte mbyllur.

Pas një defekti në sistemin e ftohjes kishte sjellë shpërthimin e tij, ndërsa ekzistenca e këtij centrali bërthamor kishte qenë sekret deri në vitet e ’90-ta.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik kishte mbetur prapa me zhvillimin e arsenalit bërthamor krahasuar me Shtetet e Bashkuara, dhe kështu në nguti është punuar në disa projekte hulumtuese dhe zhvillimore për të prodhuar sasi të mjaftueshme të uraniumit dhe plutoniumit.

Centrali bërthamor në Ozersk, është ndërtuar me nxitim në mes të viteve 1945 dhe 1948. Por, problemet ekologjike nuk janë marrë parasysh në veçanti në këto faza të zhvillimeve të programeve bërthamore.

Që të gjashtë reaktorët bërthamorë ishin ndërtuar pranë liqenit të cilët kishin përdorur sistem të hapur të ftohjes, duke e derdhur ujin e kontaminuar sërish në liqen.

Fillimisht mbeturinat e radioaktivitetit janë hedhur në një lumë afër tij. Më vonë liqeni Karachay është përdorur si një depo e hapur, transmeton Telegrafi.

Por pas shpërthimit fatal të centralit bërthamor, banorët e qytetit të Ozerskut i cili asokohe quhej Majak janë evakuuar, kurse rrezatimi i lëshuar ishte vdekjeprurës.

Por pavarësisht evakuimit, një numër i madh i banorëve nuk dëshironin të zhvendoseshin, dhe kështu edhe sot thithin pluhur dhe ajër të kontaminuar, edhe pse mundohen ta shmangin kontaktin me liqenin.

Gazetarët dhe reporterët lejohen të vizitojnë këtë zonë, por për të gjitha këto vendosë FSB-ja ruse.

Liqeni Karachay sot është i varrosur nën beton me qëllim që të mbajnë të mbyllura mbetjet radioaktive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Vendet e NATO-s hoqën kufizimet e armëve për Ukrainën - reagimi nga Kievi erdhi menjëherë

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Udhëheqësi i opozitës izraelite i kërkon Netanyahut të pranojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, të parashtruar nga Joe Biden

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori