LAJMI I FUNDIT:

Veseli kërkon zgjidhje të shpejtë për punësimin e specialistëve shëndetësorë

Veseli kërkon zgjidhje të shpejtë për punësimin e specialistëve shëndetësorë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takime të ndara ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, zëvendësministrin e Shëndetësisë, Rrustem Musa, si dhe kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimi, me të cilët ka diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje, në përputhje me ligjet në fuqi, për specialistët e papunë në fushën e shëndetësisë.

“Për t’iu shmangur konfliktit të interesit, Veseli ka takuar ndaras të gjitha palët e përfshira në këtë çështje. Në njërën anë, Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në anën tjetër Inspektoratin e Punës.

Këto takime, Kryeparlamentari Veseli i ka thirrur një ditë pasi ka pritur në kabinetin e tij dhjetëra specialistë të papunë, të cilët, pas një proteste, i janë ankuar atij se po u bëhet e padrejtë gjatë fazës së rekrutimit për t’u bërë pjesë e përhershme e sistemit shëndetësor të Kosovës.


Veseli ka kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje nga ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, pasi që Kuvendi i Kosovës ka ndarë mjete të mjaftueshme që të zgjidhet ky problem i specialistëve, e njëkohësisht edhe ai i specializantëve.

Ministri Rrahmani dhe zëvendësministri Musa e kanë njoftuar Kryetarin Veseli për problemin aktual, i cili ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të Inspektoratit të Punës, ndërsa e kanë siguruar atë se do të merren shumë shpejt me zgjidhjen e kësaj çështjeje, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin për media.

Ata janë pajtuar se sistemi shëndetësor i Kosovës ka nevojë për mjekë të rinj dhe për angazhimin e kuadrove të reja, të cilat tashmë janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre në fushat e specializimeve përkatëse.

Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, në një takim të veçantë me karakter konsultativ, që ka pasur me Kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimi, është informuar lidhur me vendimin e këtij institucioni që ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë anulimin e konkursit për specialistët.

Veseli, duke respektuar pavarësinë e këtij institucioni dhe ligjshmërinë e vendimeve që nxjerr ky institucion, ka kërkuar të njoftohet në detaje lidhur me këtë çështje.

Veseli ka deklaruar se është i përkushtuar që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe sistemi shëndetësor i Kosovës të hapë perspektivë për kuadrot e reja.

Kryetari Veseli ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Inspektoratin e Punës për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Kalo në kategori