LAJMI I FUNDIT:

Kura natyrale si të përshpejtoni shërimin e bycit në kushte shtëpie

Kura natyrale si të përshpejtoni shërimin e bycit në kushte shtëpie

Thuhet se një byc të shfaqet në sy kur një grua shtatzënë të sheh duke ngrënë, por veç një miti qesharak, kjo thënie nuk është asgjë më shumë.

Është infeksioni i lëngut të syrit ai që shkakton bycat e bezdisshëm. Bllokimi i gjëndrës së vajit ‘ujit të syrit’ për shkak të papastërtive apo grimit bën që bakteret të inflamojnë kapakun e syrit.

Zakonisht kjo gjë kërkon një apo dy jave të shërohet, por ju mund të përshpejtoni këtë proces përmes disa përbërësve natyralë në kushte shtëpie.


Kompresat e ngrohta

Mbajtja e një komprese të ngrohtë në sy përshpejton qarkullimin e gjakut e për pasojë procesin e shërimit. Përsëriteni 3 4 herë në ditë për 5 minuta.

Çaji i gjelbër

Çaji jeshil ka veti inflamatore dhe nëse ju vendosni qeskat e përdorura të çajit jeshil mbi byc kjo gjë do të parandalojë përhapjen e infeksionit .

Xheli i Aloe Verës

Ajo që duhet të bëni është merrni pak xhel aloe vera direkt nga bima dhe të lyeni syrin. Pas 20 minutash shpëlajeni normalisht e do të shikoni që byci do të zhduket për më pak se 5 dite.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori