LAJMI I FUNDIT:

Guardiola sponsorizon Sampaolin si trajner të Barcelonës

Guardiola sponsorizon Sampaolin si trajner të Barcelonës

Pep Guardiola ka folur rreth zërave që po e lidhin Jorge Sampaolin si trajner të ardhshëm të Barcelonës.

Trajneri aktual i Barcelonës, Luis Enrique ka njoftuar largimin nga skuadra katalunase në fund të këtij sezoni.

Kështu, drejtuesit e Barcelonës kanë lajmëruar gjithashtu se skuadra do ta gjej me kohë trajnerit e ardhshëm deri më 1 korrik, përcjell Telegrafi.


Emrat më të përfolur kanë qenë ai i trajneri të Sevillës, Jorge Sampaoli, Jurgen Kloppi i Liverpoolit, Massimiliano Allegri i Juventusit dhe Ernesto Valverde i Athletic Bilbaos.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo kishte bërë gjithashtu një sondazh ku pyeste tifozët e skuadrës së cilin kënd dëshirojnë për trajner të ardhshëm të skuadrës dhe bindshëm fitoi argjentinasi Sampaoli.

Për trajnerin e Sevillës ka mendime të mira edhe ish-trajneri i klubit, Pep Guardiola, i cili ka thënë se është menaxher i madh dhe këtë ia ka treguar të gjithëve.

“Unë mund të them se ai është një trajner i madh. Ai ia ka treguar këtë të gjithëve”, ka deklaruar trajneri i Manchester Cityt. /Telegrafi/