LAJMI I FUNDIT:

Yjet e mbetur gjallë të “The Beatles” punojnë bashkë në këngë të reja

Yjet e mbetur gjallë të “The Beatles” punojnë bashkë në këngë të reja

Dy pjesëtarët e mbetur gjallë të “The Beatles”, Paul McCartney dhe Ringo Starr, janë bashkuar për herë të parë pas shtatë vitesh për të xhiruar një album të ri.

Rokerët kanë publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale teksa punonin në albumin e Starr.


“Faleminderit që erdhe dhe bëre muzikë. Bas i shkëlqyer. Të dua – paqe dhe dashuri”, ka shkruar Starr pranë fotografisë.

Dy muzikantëve veteranë iu është bashkuar edhe ylli i “The Eagles”, Joe Walsh, njofton Telegrafi.

Starr është duke punuar në albumin e ri që nga viti 2016, ndërsa producent i albumit është Bruce Sugar.

“Ditë magjike me këta dy”, ka shkruar Sugar.

Pjesë e albumit do të jenë edhe “Toto”, Dave Stewart, Gary Burr e Gary Nicholson, Richard Marx e Van Dyke Parks.

Për herë të fundit, McCartney dhe Starr kanë bashkëpunuar në vitin 2010 në këngët “Peace Dream” dhe “Walking With You”. /Telegrafi/