LAJMI I FUNDIT:

Pesë shenja që ju tregojnë që urgjentisht duhet të definoni lidhjen tuaj

Pesë shenja që ju tregojnë që urgjentisht duhet të definoni lidhjen tuaj

Më në fund keni gjetur partnerin e ëndrrave – mirëpo ekziston një problem – nuk jeni e sigurt a është ai i dashuri juaj i vërtetë. Mbase është koha që të rishqyrtoni statusin tuaj dhe definitivisht zëshëm të thoni: “A jemi në të dy çift?”

1. Çdoherë kur njiheni me njerëz të tjerë, krijohen situata të pakëndshme sepse ai nuk di se si t’ju prezantojë. “Kjo është … imja… kjo është e dashura ime”, pa dyshim tregon që keni problem, transmeton Telegrafi.

2. Kaloni shumë kohë bashkë, mirëpo rrallëherë bisedoni për ndjenjat dhe marrëdhënien tuaj. Madje edhe kur filloni bisedën, ai gjithmonë arrin disi ta ndryshojë në mënyrë elegante bisedën. Nëse mund të kaloni tërë vikendin bashkë, atëherë nuk do të duhej të ishte problem të ndani afro 15 minuta për bisedë të sinqertë.


3. Çdokush paksa gjendet në situatë bizare, sepse ju paraqiten djelmosha të cilët ju pëlqejnë, mirëpo pasi që kërkojnë numrin tuaj të telefonit apo ju thërrasin në takim, nuk jeni e sigurt a do të duhej të pranoni ftesën sepse jeni e lirë, apo duhet t’i refuzoni edhe nëse ju pëlqejnë, sepse tashmë jeni në lidhje me partnerin.

4. Edhe pse nuk keni kurrfarë dëshmie konkrete, intuita ju thotë që diçka po ndodh, mirëpo frikësoheni t’i shtroni drejtpërdrejt pyetje. Nëse ai takohet dhe del me vajza të tjera, apo madje edhe vetëm flirton me to, ju keni të drejtë ta dini.

5. Edhe pse tashmë jeni një kohë të gjatë bashkë, ai tregon pakënaqësi kur tek ai lini brushën e dhëmbëve, furqetën e flokëve apo ndonjë cikërrimë tjetër, mbase pa dashje. Kurrë nuk ju sulmon drejtpërdrejt, por të gjithën e thotë nëpërmjet shakasë “E po ti po mendon që shumë shpejt të vish jetosh tek unë, apo?” /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet

A e dini se...
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

A e dini se...
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

Shenjat e horoskopit që nuk kanë vetëbesim

A e dini se...
Kalo në kategori