Vdekja e ikonës së muzikës pop, George Michael, ka ardhur 18 muaj pasi kishte kaluar kohë në klinikën më të shtrenjtë në botë që gjendet në Zvicër.
Në vitin 2015, ai ka qëndruar për tre muaj në Kusnacht Practice në afërsi të Cyrihut, ku qëndrimi njëjavor kushton 82.350 euro. Këngëtari asnjëherë nuk e ka treguar arsyen e qëndrimit atje dhe e ka mbajtur të fshehtë.
Mirëpo, në vitin 2011, pas hospitalizimit në Vjenë për shkak të pneumonisë, International Business Times kishte raportuar se këngëtari kishte HIV. Sidoqoftë, përfaqësuesi i tij kishte lëshuar një komunikatë përmes të cilës mohonte gjithçka.
Michael, i cili ndërroi jetë nga pamjaftueshmëria e zemrës në Oxfordshire, ka pranuar në të kaluarën se kishte qenë i varur nga droga të ndryshme. Po ashtu, edhe pse me vite të tëra njihej si një donzhuan, këngëtari (emri i vërtetë i të cilit është Georgios Panayiotou) doli haptas për seksualitetin e tij duke pranuar se është homoseksual.
I dashuri i tij brazilian, Anselmo Feleppa, vdiq në vitin 1993 nga një sëmundje e lidhur me HIV-in, ndërsa në vitin 1997, këngëtarit i vdiq edhe nëna. Që atëherë, ai kishte pasur probleme me depresionin.
“E humba partnerin tim nga HIV-i dhe mu deshën tre vjet që ta tejkaloja pikëllimin. Pastaj e humba nënën. Ndihesha sikur jam i mallkuar”, pati thënë Michael në një deklaratë.
Në vitin 1998, ai u arrestua në Beverly Hills, pasi ishte kapur duke bërë një “akt të turpshëm” me një mashkull në një tualet publik. Disa vite më pas (në vitin 2006), u arrestua dhe u akuzua për posedim droge, ndërsa po të njëjtin vit u akuzua për marrëdhënie seksuale në një park në Londër.
Në vitin 2010, ai u burgos pasi kishte hyrë në një dyqan me Range Roverin e tij, ndërsa ishte nën ndikimin e drogave dhe barnave. Asokohe u shtri në një klinikë për detoksikim, ku qëndroi për dy javë, kurse më vonë kishte sqaruar se ka qenë i varur nga barnat për gjumë.
Në vitin 2011, Michael sërish kishte pranuar se përdorte kokainë, kurse në vitin 2015 nuk kishte marrë pjesë në martesën e shoqes së ngushtë, Geri Halliwell, pasi kishte rifilluar përdorimin e drogës, ndërsa është thënë se tymoste mbi 25 cigare marihuanë në ditë.
Si rezultat i gjithë kësaj, ai u vendos në klinikën e lartpërmendur – Kusnacht Practice, e cila u garanton klientëve privatësi dhe konfidencialitet të plotë, ashtu që askush nuk ka folur në media për gjendjen e tij.
Klinika në fjalë trajton të varurit nga droga, alkooli, bixhozi, seksi, dashuria, interneti, pastaj nga çrregullimet e ushqyerjes, çrregullimet e personalitetit, depresioni, çrregullimet e ankthit, obsesioni, fobitë dhe traumat – njofton Telegrafi.
Shërbimet e kësaj i klinike i kërkojnë yjet e njohura, të cilët duan që pos trajtimit, gjithçka të mbetet e fshehtë.
Në këtë mënyrë, gjendja e George Michael vazhdon të mbetet mister dhe nuk dihet për problemet e sakta psikike që i ka pasur, përveç vartësisë nga drogat dhe depresioni.
Spekulimi më i madh që po qarkullon pas vdekjes së tij, është se këngëtari ishte i infektuar me HIV, prandaj edhe gjendja e tij mendore ishte e rënduar nga presioni psikik. Ndërkohë mbetet mister nëse vdekja e ikonës së muzikës pop ishte komplikim i infeksionit me virusin e imunodeficiencës humane.
Rikujtojmë se këngëtari ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjeve, ndërsa sipas njoftimeve të para, vdiq si pasojë e pamjaftueshmërisë së zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVideot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur
"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe