LAJMI I FUNDIT:

​West Ham pas Mandzukic

​West Ham pas Mandzukic

Klubi anglez, West Ham është duke u përgatitur për ta blerë një sulmues cilësor.

Sipas mediave britanike, anglezët e West Hamit, ja kanë vënë syrin Mario Mandzukiçit te Juventusit.

Kroati duket se është i gatshëm të largohet nga kampionët e Italisë për shkak së trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Allegri është duke i besuar dyshes Gonzalo Higuain-Paulo Dybala.


Raportohet se West Ham është duke përgatitur ofertën për ish-futbollistin e Bayern Munich e Atletico Madridit.

Ndryshe, është duke vëzhguar edhe disa sulmues të tjerë për shkak se Zaza në muajin janar pritet te largohet nga West Hami.