LAJMI I FUNDIT:

Dhembjet përpara ciklit: Zgjidhje që mund t’ju ‘ngushëllojnë’

Dhembjet përpara ciklit: Zgjidhje që mund t’ju ‘ngushëllojnë’

Ditët përpara ciklit i përjetoni si një takim i tmerrshëm? Lexoni këtu dhe konsultohuni me gjinekologun.

Përse ndodh

Ardhja e menstruacioneve mund të nxjerrë në dritë një lidhje jo të mirë me dimensionin femëror. Dikur, femrat e pranonin që për një herë në muaj mund të ishin më shumë nervoze dhe të brishta, ndërsa sot duan të jenë efikase 30 ditë në 30.


Çfarë mund të bëni

Kërkojini mjekut një përbërës me vitaminë B, magnez dhe kalcium. Merrini 10 ditë përpara ciklit. Në tavolinë, pakësoni natriumin dhe shtoni konsumin e perimeve me veprim diuretik, si angjinare dhe shparguj. Hani bajame, që janë të pasura me magnez, dhe kajsi, të pasura me kalium.

Kërkojini dikujt që t’ju masazhojë shpinën

Kërkojini shoqes suaj t’ju masazhojë zonën e ijëve dhe atë kërbishtore. Lëvizja duhet të jetë rrethore, e ngadaltë, në kahun orar. Një tjetër zonë që duhet trajtuar është ajo midis barkut dhe ijëve.

Në tavolinë: pak natrium, dhe çokollatë

Si fillim, pakësoni sasinë e kripës. Duke ulur përmbajtjen e natriumit 7-10 ditë përpara ciklit, ulet mbajtja e ujit, fryrjet dhe si pasojë edhe shqetësimi. Kripën zëvendësojeni me barëra aromatike, shmangni sallamet dhe ushqimet e konservuara. Për të luftuar acarimin, konsumoni qumësht, zarzavate, banane dhe nëse nuk keni probleme me linjën, hani disa pafka me çokollata.

Me aromaterapinë: një banjë riekuilibruese

Vendosni në një tas 2-3 grushte kripë deti të zezë dhe përziejeni me 10 pika vaj esencial livanda dhe 5 pika bar blete. Më pas përgatisni një banjë, hidhni brenda ujit (3 7 gradë) kripën dhe futuni për 15 minuta. Përsëriteni çdo mbrëmje përpara ciklit: ka një efekt qetësues dhe riekulibrues.

DPP_0033

Si mund të lehtësojmë simptomat pre-menstruale?

Sindroma pre-menstruale quhet, dhe sjell një sërë shqetësimesh fizike dhe psikologjike, qe zakonisht zhduken me ardhjen e ciklit. Simptomat shfaqen me ndryshime te humorit, depresion, acarim, kriza nervash, shpërthime qarjesh dhe dhimbje nga me te ndryshmet.

1. Shmangni ushqimet e kripura, të konservuara, pijet alkoolike, substancat ngacmuese, dhe përdorni sa më shumë fruta, zarzavate, ushqime me bazë bulmeti dhe peshk.

2. Keni kujdes me zilen e mëngjesit, pasi gjatë periudhës premenstruale është shumë acaruese.

3. Një faktor tjetër që nuk duhet harruar është gjumi. Gjatë ciklit, femrat duhet të flenë 7 deri në 8 orë gjumë në ditë.

4. Aktiviteti fizik mund te ndihmoje te ndihesh më mirë gjatë atyre ditëve. Ka nga ata që sugjerojnë të bësh joga, pasi të ndihmon të ulësh tensionet fizike.

5. Në rastet kur simptomat nuk lehtësohen duke kontrolluar dietën dhe gjumin, këshillohen terapitë farmakologjike e ndonjëherë edhe ilaçet që jep psikologu.

6. Anti-inflamatorët, që lehtësojnë dhimbjet, janë ilaçet që merren zakonisht në këto raste. Në disa raste mund të ketë efekte të dobishme edhe marrja e magnezit. Te disa persona ky element është me pakicë dhe mund të ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve. Në 10 për qind të rasteve jep efekt.

7. Është e këshillueshme të flisni me një doktor dhe më pas ai t’ju këshillojë një kurë. Nëse vuani jashtë mase nga simptomat pre-menstruale, do t’ju ndihmonte mbajtja e një ditari, ku mund të shkruani simptomat e çdo muaji. Kështu, edhe mjekun mund ta ndihmoni për të krijuar një ide më të detajuar mbi situatën në fjalë. /Telegrafi/