LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita botërore e Hemofilisë

Shënohet Dita botërore e Hemofilisë

Nën moton „Trajtim për të gjithë – vizioni i të gjithëve“, sot shënohet Dita botërore e hemofilisë, 17 prilli.

Shoqata e hemofilikëve të Maqedonisë e cila i bashkëngjitet shënimit të kësaj dite, bëri të ditur se edhe njëherë do të apelojë, që personave me hemofili tu mundësohet punësim adekuat, mundësi që të fitojnë vetë dhe të kontribuojnë për familjet dhe shoqërinë e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Hemofilia është gjendje e kushtëzuar gjenetike e cila karakterizohet me mungesë të tërësishme ose nivel të zvogëluar të faktorëve që bëjnë pjesë në ndalimin e gjakderdhjes. Për shkak të mungesës së faktorit VIII (hemofilia А), respektivisht faktorit IX (hemofilia B),  procesi i ndalimit të gjakderdhjes nuk mund të zhvillohet si te personat tjerë. Numri dhe llojet e problemeve që paraqiten te kjo sëmundje gjenetike është i madh.


Me rastin e shënimit të Ditës botërore të hemofilisë, në qendrën sportive të Ministrisë së mbrojtjes në Parkun e qytetit, për herë të parë do të organizohet ndeshje simbolike futbolli midis personave me hemofili dhe atyre pa hemofili, do të krijohet shtegu i dritës me fanarë, në mënyrë simbolike do të lëshohen tullumbace të kuqe, me se edhe Maqedonia do ti bashkëngjitet Federatës botërore për hemofili. Shënimi i kësaj dite do të pasohet edhe me një sërë aktivitetesh tjera.

Dita botërore e hemofilisë shënohet që na viti 1989. Data është zgjedhur për nder të Frank Schnabel – personit me hemofili që ka lindur atë ditë dhe që është themelues i Federatës botërore të hemofilisë.

Sipas të dhënave të Federatës botërore për hemofili, globalisht 1 në 1.000 persona e kanë këtë sëmundje, prej të cilëve pjesa më e madhe nuk janë diagnostikuar dhe nuk trajtohen.

Në Maqedoni, sipas Qendrës për hemofili pranë Institutit për Mjekësi Transfuzioni, janë regjistruar 211 persona me hemofili А dhe 104 me hemofili B./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori