Ngjyrat janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë. Ngjyrat që veshim, ndikojnë në humor, në gjendjen emocionale, madje ndikojnë edhe te përshtypjet që krijojnë të tjerët për ne. Ngjyrat flasin, por çfarë thonë ato?
Përpara se sa të vishni një rrobë me ngjyrë, sigurohuni gjithmonë që të jetë e pastër, plot shkëlqim dhe me aromë të mirë.
E verdha
E verdha është një ngjyrë që tërheq vëmendjen, ndaj nuk keni nevojë të ngarkoheni me aksesorë nëse vishni rroba ngjyrë të verdhë.
Çfarë thotë një veshje e verdhë për personalitetin tënd: jam një femër e lumtur, diellore, trendy dhe ekstravagante, së cilës i pëlqen moda dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.
Vjollca
Vjollca ndër vite është konsideruar si ngjyrë mbretërore, ndaj pa dyshim ata që e veshin, lënë impresione të forta tek të tjerët.
Çfarë thotë ngjyra vjollcë për ju: jam një femër misterioze, plot vetëbesim, që ka shqisën e gjashtë të zhvilluar.
E gjelbra
Gjithçka varet nga tonalitetet e ngjyrave që keni në garderobën tuaj. Pastel të tregon të freskët dhe të re, ndërsa jeshilja e errët të tregon më të matur dhe të sofistikuar.
Çfarë thotë e gjelbra për ju: jam një njeri i hapur, me këmbë në tokë, miqësor, një femër plot vetëbesim që i pëlqejnë gjërat sa më natyrale. Jam në evolucion të vazhdueshëm.
E kaltra
E kaltra është një ngjyrë që pëlqehet në mënyrë masive nga të gjithë. Ajo është një ngjyrë që simbolizon forcën dhe qetësinë shpirtërore.
Çfarë thotë për ju një copë e kaltër në garderobë: jam një njeri i qetë, i sinqertë dhe kreativ. Më pëlqejnë gjërat e vërteta. Jam një femër e fuqishme, e përgjegjshme dhe e zonja në komunikim me të tjerët. Kam ideale të larta.
E kuqe
Veshjet në ngjyrë të kuqe, zakonisht kërkojnë femra plot vetëbesim. Mund të filloni përdorimin e së kuqes me hapa të vegjël, duke kombinuar ndonjë aksesor në ngjyrë të kuqe, si shall, varëse, të kuq buzësh apo manikyr të kuq.
Çfarë thotë e kuqja për ju: jam një femër e fortë dhe guximtare, që jam në gjendje të përballoj gjithçka më del përpara. Dua të dominoj në çdo situatë dhe jam gati të luftoj me pasion për gjërat që i konsideroj të shtrenjta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalja e dhëmbëve të parë të bebes
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Xhinset e ngushta mund të rikthehen në modë në vitin 2025
Kylie Jenner siç duket grisi fustanin 'vintage' të Versaces që e pati në Golden Globes
Tetë aksesorë që do ta bëjnë veshjen tuaj të duket super luksoze këtë dimër
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025