Shkolla fillore në Odri të Tetovës pa kushte elementare, premtimet nuk janë realizuar! (Video)
Kjo është shkolla fillore “Fan Noli” në fshatin ”Odri” , vetëm 18 kilometra larg Tetovës. Në këtë shkollë nxënësit përballen me mungesë të kushteve themelore për zhvillimin e procesit mësimor, dhe problemi primar është mungesa e librave. Disa prej tyre thonë se kjo po ndikon edhe në notimin e tyre, pasi që nuk mund të mësojnë sa duhet pa libra, e për disa të tjerë është mundim që të gjitha njësitë mësimore t’i shënojnë me dorëshkrim.
Nxënësi –“Mua më mungon libri i matematikës. e kam shumë të vështirë. I shkruaj të gjitha mësimet në fletore. Po lodhna…”
Gazetari: “Çfarë note ke në matematikë?!”
Nxënësi – “4”
Gazetari: “E po ta kishe librin?”
Nxënësi – “Natyrisht do të kisha pesë.”
“Librat e gjeografisë na mungojnë. E kemi pak të vështirë të mësojmë. I shkruajmë të gjitha tekstet në fletore”, thotë Ezana Qamili.
E zëvendës drejtori i kësaj shkolle, Jonuz Xhelili, thotë se kanë dërguar kërkesë disa herë për rinovimin e kësaj shkolle, por sipas tij, asgjë nuk është ndërmarrë. Por problem më të madh për ta janë dritaret e vjetra dhe të thyera, pasi që sipas nxënësve dhe arsimtarëve nëpër këto dritare depërton i ftohti, njofton tv21.
“Jo vetëm që mungojnë por edhe cilësia e librave nuk është e mirë, por ajo nuk është puna jonë, është punë e ministrisë. Një mungesë tjetër janë edhe dritaret nëpër klasë, duhet edhe radiatorët të zgjerohen që të jetë nxehja pak më në nivel”, tha ai.
Këtij objekti gjithashtu i mungojnë kushtet për zhvillimin e orës së edukatës fizike.
“Problemi më i madh është salla e edukatës fizike këta të tjerat janë evituar, ajo është problemi i kahmotshëm dhe sot është e pamundshme të mbahet edukata fizike pa një sallë të tillë. Edhe na kanë premtuar disa herë por me arsyetimet e tyre nuk kemi mundur ta realizojmë atë, edhe pse kërkesa kemi bërë dhe projekte kemi pasur por nuk është bërë”, shtoi më tej.
Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1950 me vetëfinancim nga fshatarët, dhe deri tani është rinovuar dy herë me ndihmë të disa organizatave ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Vizoni për një Evropë të lirë e në paqe i ofrohet realitetit kur vendet aspirante e të përkushtuara anëtarësohen në BE
Kovaçevski pas humbjes në zgjedhje: Do të jemi opozitë e përgjegjshme
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend