NUK ËSHTË VËSHTIRË TA LUMTURONI FEMRËN: Mirëpo, vetëm nëse dini çka të bëni!
Është i përhapur shumë mendimi që femrat janë qenie të komplikuara. Kështu thonë edhe meshkujt të cilët janë në lidhje të gjata, në mënyrë që nga vetja të bëjnë heroin e madh. Mirëpo, nuk është aq e vështirë ta lumturoni një femër, posaçërisht nëse ia mundësoni gjërat e vogla të cilat ajo i dëshiron.
E dini që meshkujt fuqishëm dëshirojnë që ta lumturojnë femrën, por e dini që ne femrat shumë shpesh ua vështirësojmë këtë. Të lumturosh femrën është goxha lehtë, nëse jeni në gjendje t’i ndiqni këto rregulla, transmeton Telegrafi.
Femra gjithmonë ka të drejtë
Madje edhe nëse nuk ka të drejtë, por nëse nuk është fjala për çështje shumë të rëndësishme, pranojani femrës që ka të drejtë dhe të gjithëve do t’u bëhen gjërat më të lehta. Kjo gjë nuk është e drejtë ndaj jush, mirëpo përfundimisht është recetë për qetësi në shtëpi.
Meshkujt gjithmonë kërkojnë zgjidhje të shpejtë për ndonjë problem, ndërkaq femrat janë të prira të bëjnë debate të gjata, të cilat shpesh përfundojnë pa zgjidhje. Nëse dëshironi t’u shmangeni debateve të gjata, thojani këtë frazë magjike, ndërkaq si ngushëllim gjithmonë mbetet opsioni që t’u ankoheni shokëve.
Ekziston dallimi midis asaj që e thonë femrat dhe asaj që ato e mendojnë
Shembulli më i mirë është ai kur femra ju thotë që çdo gjë është okej që ju shoqëroheni me ish të dashurën, ndërkaq në atë çast mendon që duhet ta harroni atë.
Këto dhe gjëra të ngjashme femra kurrë nuk do t’jua thotë me zë të lartë, për shkak të krenarisë që ka. E vetmja gjë që u mbetet është që “t’ia lexoni mendimet”.
Kujdesuni për nevojat e femrës
Nëse femra detyrohet t’ju thotë atë që dëshiron, atëherë kjo më nuk mund të jetë surprizë dhe shfaqje dashurie. Femrat admirojnë gjestet romantike, por edhe më tepër dëshirojnë kur meshkujt vetë kujtohen për datat e rëndësishme, apo u përgatisin gjëra të papritura.
Nëse e parashikoni se çka dëshiron femra, aq më mirë, nëse keni sukses në këtë, femra juaj gjithmonë do të jetë e lumtur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFemrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Të gjithë do të donin të kalonin nëpër kryqëzim, por kush do të kalojë i fundit?
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak