Kush tjetër përveçse një mashkulli mund t'ju këshillonte më mirë sesi të kënaqni mashkullin tuaj në shtrat?
Nga paraloja e deri në minutën e fundit të lojës së seksit. ne pyetëm disa ekspertë të seksit (meshkuj sigurisht) dhe zbuluam që çdo femër nëse mëson mënyrat e mëposhtme mund ta çmend ë mashkullin e saj në shtrat.
Seks në telefon
Mund të tingëllojë banale, por mos harroni që meshkujt kanë instinkte kafshërore. Ndaj, atëherë kur ai nuk e pret, merreni në telefon, merrni frymë thellë dhe psherëtini teksa i thoni: “Kam gjithë ditën që nuk më hiqesh nga mendja, dua të të kem pranë”. Pastaj mbylljani telefonin menjëherë. Por para se të guxoni t’i flisni në këtë mënyrë provokuese sigurohuni që është ai nga ana tjetër e receptorit.
Meshkujt “vdesin” për zhartjerë
Meshkujt adhurojnë çorapet e najlonit, zhartjerët, e veshje të tjera delikate femërore. Nëse vishni, do të keni më shumë mundësi të kaloni net të gjata së bashku. Jepni një pamje vizuale të mirë të asaj që keni veshur. Meshkujt adhurojnë seksin teksa një femër i mban ende veshur çorapet e najlonit.
Drejtojeni me duar
Bëjani të qartë partnerit tuaj se çfarë ju pëlqen ose jo në shtrat. Nëse ai nuk e kupton, atëherë drejtojeni ju. Kur ai të shohë që po ju kënaq, me siguri ka për t’u ndjerë edhe vetë më mirë. Kur meshkujt kënaqin femrat në shtrat, atyre iu rritet edhe vetëbesimi, transmeton Telegrafi.
Merrni iniciativën
Ndonjëherë duhet të jeni ju që e dëshironi më shumë seksin. Ai do të eksitohet më shumë kur t’ju shohë ju të eksituar. Edhe nëse mund të jetë pak i turpshëm, nëse e sheh se ju merrni iniciativën, keni për ta bërë të ndihet mirë me veten e tij dhe rrjedhimisht të ketë një performancë të mirë në shtrat.
Provojini të gjitha
Femrat duan të kenë një orgazëm ku të gjitha pjesët e trupit stimulohen në të njëjtën kohë. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt .Mos kujtoni se meshkujt eksitohen vetëm nëse i prek “aty”. Përpiquni t’i stimuloni të gjitha pjesët e tij, duke i kombinuar lëvizjet me njëra-tjetrën.
Tregojini që e pëlqeni
Nuk ka gjë më eksituese për një mashkull nëse i pëshpëritni gjatë kohës që kryeni marrëdhënie dhe e siguroni që gjithçka po shkon mirë. Meshkujt shqetësohen shumë nëse janë të mirë sa duhet në shtrat, nëse kanë përmasat e duhura të organit seksual, nëse ju duket tërheqës në shtrat etj. Si mund ta qetësoni nëse ju nuk ia bëni të qarta këto gjëra me fjalë. Thojini sesa shumë ju pëlqen dhe keni për ta pasur të gjithë vëmendjen dhe kujdesin për t’ju dhënë një orgazmë që keni për ta kujtuar gjatë.
Bëjini surpriza
Kur të kthehet nga puna, ju duhet ta prisni e veshur me kompletin më seksi të të brendshmeve. E vetmja gjë që do të dëshirojë në ato momente është t’ju zhveshë e t’ju kënaqë.
Ndizni motorët
Dhe kjo gjë do të thotë që të filloni ta prekni në vendet më delikate. E kuptuat se ku?
Kënaqeni vizualisht
E dini shprehjen: “Syri do pjesën e vet”. Kjo gjë vlen edhe kur bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale. Meshkujt janë krijesa vizuale. Atëherë dhurojini një natë striptizmi. Nëse nuk dini si ta bëni, mjafton të shihni filmin “9 javë e gjysmë” dhe imitoni Kim Basinger.
Tregohuni pa komplekse
Kjo nuk do të thotë që të tregoheni e lehtë. Meshkujt i pëlqejnë sfidat. Nëse doni që ai të bëjë diçka për ju në shtrat, ai ka për ta vlerësuar nëse ju tregoheni e qartë. Meshkujt i adhurojnë femrat “egoiste” në shtrat, që e dinë çfarë duan dhe nuk kanë turp ta kërkojnë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLidhjet me kolegët lulëzojnë kur është ftohtë
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Dashi është zgjedhja e duhur për dashurinë e ardhshme ose mikun më të mirë
Si t’i gjeni takat e përsosura që nuk iu shkaktojnë dhimbje në këmbë?
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Në çfarë temperature duhen larë çarçafët, nuk është 90 e as 60
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama