LAJMI I FUNDIT:

Edhe Hasani te Trepça ’89

Edhe Hasani te Trepça ’89

Mesfushori Florent Hasani është futbollisti i radhës i cili nënshkruan me skuadrën mitrovicase, Trepça 89.

Mesfushori i talentuar deri më tash është aktivizuar për Kosovën e Vushtrrisë, ndërkohë që tashmë ka bërë një hap tjetër në karrierë duke kaluar në Mitrovicë.

Hasani është 18-vjeçar dhe nga ekspertët e futbollit, konsiderohet si futbollist shumë i talentuar.

Është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-19. "Mendoj se Trepça ’89 është klub i madh dhe me shumë traditë. Jam shumë i kënaqur që jam bërë pjesë e këtij klubi", ka thënë Florent Hasani për www.sportal.al.


Bujar Idrizi, Fiton Hajdari, Pleurat Hajdini, Bledar Hajdini, Mërgim Pefqeli dhe Leotrim Troshupa janë lojtarët që përpos Hasanit kanë ardhur deri më tash në Mitrovicë. Ky klub në ditët në vijim do ta zyrtarizojë edhe trajnerin e ri pasi që nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me trajnerin e deritashëm, Afrim Tovërlani.

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori