LAJMI I FUNDIT:

Gerta hap “Kutinë e Pandorës”, çon në televotim Rozanën, Laertin, Amberin

Gerta hap “Kutinë e Pandorës”, çon në televotim Rozanën, Laertin, Amberin

Në një moment emocionues në Big Brother VIP Albania, Gerta pati mundësinë të hapte “Kutinë e Pandorës”, një mundësi e rrallë që sjell gjithmonë si një të mirë, ashtu edhe një të keqe.

Pasi iu dha opsioni për ta hapur ose jo, Gerta vendosi të mos e humbiste këtë shans, duke thënë: “Kutia e Pandorës vjen vetëm një here”.

Në zarfin e parë shkruhej: “Gerta, në oborr të pret një person shumë i dashur për ty. Sonte do të kesh mundësinë ta takosh për disa minuta”.


Foto: Screenshot/YouTube

Me emocion dhe kureshtje, ajo doli në oborr, ku e priste vjehrra e saj. Momenti ishte shumë i ndjerë, pasi Gerta u duk e lumtur dhe e emocionuar që pa njeriun e saj të shtrenjtë. Takimi mes tyre ishte plot dashuri, duke prekur jo vetëm Gertën, por edhe banorët e tjerë dhe publikun.

Megjithatë, pas çdo të mire, vjen edhe një e keqe. Në zarfin e dytë shkruhej: “Pas çdo të mire vjen edhe një e keqe. Gerta, në këtë moment duhet të dërgosh në televotim tre banorë, pa përfshirë veten. Njëri prej tyre do të largohet nga shtëpia sonte”.

Foto: Screenshot/YouTube

Përballë një vendimi të rëndësishëm, Gerta u mendua dhe zgjodhi të vendoste në televotim Rozanën, Laertin dhe Amberin. Por, pjesë e televotimin është edhe Valbona, pasi Gjesti kur kishte Valixhen e Tundimeve kishte mundësinë të bëntedy banorë në një, vendosi që të bënte një banor të vetëm, Laertin me Valbonën.

Gerta përndryshe u shpreh se ata janë tre lojtarë të fortë, dhe për këtë arsye, vendimi i saj ishte strategjik.

Tashmë, fati i tyre është në duart e publikut, dhe njëri prej tyre do të duhet të lërë garën sonte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Magazina
Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Magazina
Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Magazina
Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina

"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

Magazina
Kalo në kategori