LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola pret që Kevin De Bruyne të nënshkruajë një kontratë të re me Manchester Cityn, teksa ai i kërkoi veteranëve të ekipit që të qëndrojnë. 

Mesfushori belg do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe për të nuk mungojnë ofertat nga MLS dhe Superliga e Arabisë. 

Guardiola sidoqoftë, mbetet optimist se De Bruyne do të qëndrojë teksa i ka kërkuar edhe lojtarëve të tjerë me përvojë që të qëndrojnë tek City pasi ata po kalojnë në një fazë tranzicioni. 


“Ka lojtarë këtu që janë mbi moshën 30 vjeçare, por ata janë pjesë e së ardhmes së këtij klubi”. 

Rodri rikthehet në fushë pas pesë muajsh – Man City poston video të fituesit të Topit të Artë
Lexo po ashtu Rodri rikthehet në fushë pas pesë muajsh – Man City poston video të fituesit të Topit të Artë

“Kevin dhe klubi do të vendosin për të ardhmen e tij. Të gjithë që kanë kontratë për sezonin e ardhshëm, unë pres që ai të jetë këtu”. 

“Ata do të na ndihmojnë neve. Sezoni i ardhshëm do të jetë me plotë ndeshje. Ne nuk mund ta bëjmë vetëm me të rinjtë. Ata do të jenë në gjendje të ndihmojnë dhe të jenë pjesë e sezonit tonë”, ka thënë Guardiola. 

City iu nënshtrua një rinovimi të madh të ekipit gjatë afatit kalimtar të janarit, duke shpenzuar 180 milionë euro për transferime të reja. 

Klubi ka sjellë Omar Marmoush, Vitor Reis, Abdukodir Khusanov dhe Nicolas Gonzalez si pjesë e një projekti afatgjatë. 

Megjithatë, e ardhmja e disa lojtarëve veteranë, duke përfshirë Bernardo Silva, John Stones dhe Ederson, mbetet ende në dyshim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Tri klube angleze interesohen për Raphinhan – Barcelona shokon me vendimin për brazilianin

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate

"Lojtari më i dobët në histori" - tifozët e Real Madridit 'kryqëzojnë' yllin e skuadrës

La Liga
Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bayern Munich gjen pasuesin ideal të Neuer, transferimi i tij kërkesë personale e Kompany

Bundesliga

"Wirtz dëshiron të bashkohet me Bayern Munich, pastaj të largohet nga Gjermania" - gazetari i njohur jep detaje

Bundesliga
Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë

La Liga
Kalo në kategori