LAJMI I FUNDIT:

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Muaji i nëntë sipas kalendarit hënor islamik është muaji i Ramazanit dhe kjo është periudhë e shenjtë për besimtarët e fesë Islame.

Gjatë 30 ditëve të Ramazanit besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke abstenuar nga të ngrënit, pirja dhe dhe aktivitetet të tjera.

Rëndësi të veçantë gjatë këtij muaji i kushtohet edhe shujtës së syfyrit.


Nutricistja Urata Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka sqaruar lidhur me atë se çka nuk preferohet të konsumohet në syfyr e çka preferohet.

Ajo bëri të ditur se ndonëse është zakon, në syfyr nuk rekomandohet të pihet kafe dhe qaj të zi, por rekomandohet të pihet qaj kamomil, qaj mente e xhenxhefili.


Rexhepi po ashtu theksoi se nuk rekomandohet të konsumohen ushqime të ëmbla.

Ndërkaq, sipas saj, për syfyr preferohet të konsumohen ushqime që na mbajnë të ngopur.

“Preferohet drithëra me jogurt ose qumështi, fruta… Vezë po ashtu, sandviç me vezë e avokado”, tha ajo.

Rexhepi tha se rëndësi duhet t’i kushtohet shumë edhe hidratimit.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/