LAJMI I FUNDIT:

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e katërt të vitit 2024.

Sipas ASK-së, janë ngritur çmimet e prodhimit në tremujorin e katërt të katër (TM4) 2024 krahasuar me tremujorin e katër të vitit 2023.

Tutje thuhet se indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0,1 për qind ndërmjet TM4 2024 dhe TM3 2024.


Kurse, krahasuar TM4 2024 me TM4 2023, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 8,5 për qind.

“Çmimet e prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 0,1% në mes TM4 2024 dhe TM3 2024. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (12,8%); prodhimi i mobilieve (8,4%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (3,2%); përpunimi i produkteve ushqimore (0,8%); prodhimi i pijeve (0,3%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0,1%) dhe prodhimi i produkteve kimike (0,1%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: xeheroret dhe guroret e tjera (-5,2%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-3,9%); nxjerrja e xehes së metalit (-3,2%); prodhimi i metaleve (-2,4%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-1,3%); dhe  prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0,1%).

“Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 8,5% në mes të TM4 2024 dhe TM4 2023. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (20,6%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (11,0%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (10,5%); prodhimi i mobilieve (10,3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (8,8%); përpunimi i produkteve ushqimore (6,9%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (6,8%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (5,5%); prodhimi i produkteve kimike (4,4%); prodhimi i metaleve (3,8%); prodhimi i pijeve (3,6%); prodhimi i produkteve minerale jo metalike (1,6%); nxjerrja e xehes së metalit (1,2%); dhe prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (1,0%)”.

Ngritja u neutralizua nga ulja e çmimeve te: prodhimi i pajisjeve elektrike (-8,9%); xeheroret dhe guroret e tjera (-1,0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0,9%); dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (-0,8%).

Edhe çmimi i importit në Kosovë u ngrit për 0,1% në TM4 2024, krahasuar me TM3 2024. Krahasuar me TM4 2023 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 0,5%.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (2,8%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1,9%); produktet bimore (1,5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (1,4%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (1,1%); druri dhe artikujt e tij (1,0%); instrumentet optike,  fotografike, matëse, medicinal, muzikorë dhe mekanizmat e orës (0,4%); mjetet e transportit (0,3%); letrat dhe artikujt e saj (0,3%); këpucët (0,3%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0,2%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (0,2%); dhe produktet minerale (0,1%).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit te: vajrat ushqyese (-3,2%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,6%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-1,6%) dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-0,7%). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Super Viva sjell

Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Kalo në kategori