LAJMI I FUNDIT:

Marrëdhënia e dobët me disa lojtarë të Juventusit – e ardhmja e Mottas në dyshim

Marrëdhënia e dobët me disa lojtarë të Juventusit – e ardhmja e Mottas në dyshim

Fjalët e Thiago Mottas pas një eliminimit nga Kupa e Italisë nga Empoli, theksuan marrëdhëniet e tij të dobëta me një pjesë të dhomës së zhveshjes së Juventusit, duke e lënë në dyshim të ardhmen e trajnerit në “Allianz Stadium”. 

Juventusi i Thiago Motta-s është eliminuar nga dy kompeticionet – Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve – brenda një jave, dhe sipas Gazzetta-s, as edhe një vend në top katërshe nuk mund të mjaftonte që ish-lojtari i Italisë të qëndrojë në Torino përtej verës. 

Motta ishte shumë kritik ndaj ekipit mbrëmë, duke theksuar një marrëdhënie të dobët me një pjesë të dhomës së zhveshjes. 


Motta tha se ishte i “turpëruar” nga performanca dhe qëndrimi dhe paralajmëroi se disa lojtarë kërkojnë më shumë se çfarë japin. 

Gazzetta kishte raportuar tashmë se marrëdhënia e Mottas me  një pjesë të dhomës së zhveshjes nuk ishte ideale, gjë që u theksua më tej nga komentet e trajnerit pas ndeshjes mbrëmë. 

Sipas raportit, klubi duhet të shqyrtojë me kujdes lidhjet e dobëta të Mottas me një pjesë të ekipit dhe nëse raporti i tyre mund të rregullohet në muajt e ardhshëm dhe gjatë sezonit 2025/26. 

Motta flet pas eliminimit të Juventusit nga Kupa e Italisë: Ndihem i turpëruar
Lexo po ashtu Motta flet pas eliminimit të Juventusit nga Kupa e Italisë: Ndihem i turpëruar

 Bianconerët nuk duan të ndryshojnë sërish mbi 10 lojtarë sezonin e ardhshëm, kështu që edhe një kualifikim në Ligën e Kampionëve mund të mos bëjë që Motta të qëndrojë në krye edhe përtej verës. 

Mbetet të shihet se si do të reagojë skuadra ndaj komenteve të Mottas pas ndeshjes. Ndeshja e tyre e radhës është në shtëpi kundër Hellas Verona të hënën e ardhshme. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori