LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 7° cloudy

Dita “D” e buxhetit kumunal në Gjilan, Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme – çka pritet të ndodh?

Dita “D” e buxhetit kumunal në Gjilan, Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme – çka pritet të ndodh?

Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e organizuar nga partitë opozitare, ku LDK dhe PDK në Gjilan, kanë deklaruar publikisht se buxheti komunal për vitin 2025 do të miratohet.

Në një konferencë për media, kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri deklaroi se partia po vepron përtej interesave partiake, duke u fokusuar tek mirëqenia e qytetarëve të Gjilanit, si dhe në mbështetjen e punëtorëve shëndetësorë dhe arsimtarëve.

“Gjilani është dhe do të mbetet qytet i demokracisë. Ata që mendojnë ndryshe, gabohen rëndë. Për ne, interesi i qytetit është mbi gjithçka tjetër dhe të enjten do të miratojmë buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë dhe arsimtarët”, deklaroi Haziri.


LDK vendos që ta votojë buxhetin në Gjilan: E duam qytetin më shumë se partinë
Lexo po ashtu LDK vendos që ta votojë buxhetin në Gjilan: E duam qytetin më shumë se partinë

Ndërsa, edhe PDK ditë më parë pati deklaruar se sot buxheti komunal do të marrë mbështetjen për miratim.

“Sipas marrëveshjes së arritur mes subjekteve politike, buxheti i komunës për vitin 2025 do të miratohet të enjten në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

PDK në Gjilan: Buxheti do të votohet të enjten në seancën e organizuar nga opozita
Lexo po ashtu PDK në Gjilan: Buxheti do të votohet të enjten në seancën e organizuar nga opozita

Ndryshe, pas dështimit të disa seancave të organizuara nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe pas thirrjeve të shumta që i njëjti i ka bërë opozitës, nuk ka arritur një marrëveshje, por vetëm një takim në nivel kryetarësh të partive politike.

Të gjitha subjektet politike iu përgjigjën pozitivisht ftesës, duke synuar gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e situatës së krijuar, dhe si rezultat Hyseni e cilësoi si një hap pozitiv dhe deklaroi se kërkesat e partive politike të parashtruara janë të realizueshme.

Projekt-buxheti i vitit 2025 - Kryetarët e partive politike në Gjilan drejt një zgjidhjeje
Lexo po ashtu Projekt-buxheti i vitit 2025 - Kryetarët e partive politike në Gjilan drejt një zgjidhjeje

Pas takimit, Hyseni bëri të ditur se do të mbajë një takim me kryesinë e Vetëvendosjes në Gjilan për të diskutuar mbi kërkesat e adresuara.

“Pas konsultimeve të brendshme, nesër do t’i njoftojmë palët për vendimet tona dhe do të vazhdojmë me hapat e radhës,” shtoi ai.

Kryetari Hyseni nuk i njoftoi për hapat e mëtutjeshëm dhe sipas opozitës debati ndërmjet tyre u kthye në publik, duke bërë thirrje sërish për seanca e konferenca të jashtëzakonshme nga ana e kryetarit.

Vlen të theksohet se sot me fillim nga ora 10:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal në Gjilan./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
Kalo në kategori