LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Është koha që BDI të bëjë një veting të vërtetë, edhe atë duke filluar nga Bujar Osmani

VLEN: Është koha që BDI të bëjë një veting të vërtetë, edhe atë duke filluar nga Bujar Osmani

VLEN kërkon që BDI të fillojë të bëjë vetingun e vërtetë duke filluar nga Bujar Osmani dhe t’i sqarojë opinionit se kush e shpëtoi atë nga ndëshkimi gjyqësor.

“BDI vazhdon të përpiqet ta mashtrojë opinionin me premtimet e tyre të rreme për veting dhe “pastrim të brendshëm”. Por, nëse vërtet duan të luftojnë korrupsionin, le të fillojnë nga Bujar Osmani, njeriu që çuditërisht u shpëtua nga përgjegjësia gjyqësore.

BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë se kush e shpëtoi Bujar Osmanin nga ndëshkimi gjyqësor.
Lënda e ngritur nga PSP kundër tij përfundoi në mënyrë misterioze pa proces gjyqësor! Kush ishin ata që e mbrojtën dhe pse institucionet heshtin? Kush e ndihmoi të shpëtojë nga akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të funksionit? Kujt i detyrohet Bujar Osmani për lirinë e tij, këtë duhet ta sqarojë BDI.


BDI, në vetingun e saj, le të verifikojë nepotizmin e Bujar Osmanit.
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kuadrot nuk u përzgjodhën sipas kritereve profesionale, por sipas lidhjeve personale me Bujar Osmanin dhe shokun e tij, Artan Grubin. Janë punësuar miq, të afërm dhe shokë, e jo kuadro të afta dhe të kualifikuara.

BDI, në vetingun e saj, le të hetojë edhe tenderët që Bujar Osmani i dha për firmat partiake”, akuzojnë nga VLEN.

Nga atje thonë se Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua në një qendër korrupsioni, ku u dhanë tenderë miliona eurosh për firma të afërta me BDI-në. Firmat e kolegëve të tij partiakë morën tenderë me shuma milionëshe për ngjarje që zgjatën vetëm një ose dy ditë. Është e rëndësishme që BDI të zbulojë se ku përfunduan ato para./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori