LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka komentuar raportimin e gazetës gjermane “Bild” se Italia po përgatitet në rast të një tërheqjeje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Sipas tij, shqetësimi kryesor nuk duhet të jetë largimi i ushtarëve amerikanë nga Bondsteeli, por raportet politike mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Gazeta ‘Bild’ është një gazetë prestigjioze dhe sigurisht ka burime, dhe ne duhet të shqetësohemi. Që nga viti 2000, e gjithë politika serbe dhe shërbimet inteligjente kanë punuar që kjo të ndodhë. Por nuk duhet të shqetësohemi aq për tërheqjen e trupave, sa për raportet politike. Nëse marrëdhëniet janë të mira mes dy shteteve, prania e ushtarëve nuk ka ndonjë rëndësi të madhe,” ka deklaruar Kajtazi në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini.


“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane
Lexo po ashtu “Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Ai ka theksuar se Kosova është nën sanksione nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe se qeveria nuk ka arritur ta finalizojë procesin me Serbinë në administratën Biden.

“Por ajo që e dimë se ne jemi në sanksione që katër vjet nga BE-ja dhe nga SHBA-ja. Kjo është shqetësuese. Kjo qeveri nuk ka arritur që ta finalizojë procesin me Serbinë në administratën Biden. Është mënjanuar edhe ajo letra e fundit e Biden para se të linte presidencën. U pa që është shkruar për zgjedhjen e problemit, gjatë katër vjetëve njohja reciproke është mënjanuar nga fjalori politik edhe i BE-se edhe nga SHBA-ja. Mendoj se nuk qëndrojmë mirë, në raport me ta”, ka deklaruar Kajtazi. /Dukagjini/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori