LAJMI I FUNDIT:

MSH-Maqedoni: Ndalohen vizitat tek pacientët, obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse në institucionet shëndetësore

MSH-Maqedoni: Ndalohen vizitat tek pacientët, obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse në institucionet shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se janë ndaluar të gjithë vizitat për tek pacientët shtruar për shkak të parandalimit të përhapjes së gripit.

“Vizitat tek pacientët e shtruar janë të ndaluara për të parandaluar përhapjen e gripit në mjediset spitalore dhe për të respektuar me përpikëri rregullat në institucionet shëndetësore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e mbrojtjes personale – mbajtjen e maskave mbrojtëse, dezinfektimin e duarve dhe mbajtjen e distancës fizike, kur është e mundur.

Këto janë masat parandaluese për parandalimin e përhapjes së gripit, të rekomanduara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë obligon institucionet publike shëndetësore që t’i respektojnë ato.


Masat janë të një rëndësie të madhe për shëndetin e pacientëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor, sipas të dhënave aktuale epidemiologjike që tregojnë një kulm të gripit sezonal. Komisioni për Sëmundjet Infektive vijon monitorimin e situatës epidemiologjike në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç është publikuar në ueb faqen e Institutit për Shëndet Publik – Shkup, nga data 3 deri më 9 shkurt 2025, në vend janë raportuar 2880 raste të raportimeve grupore të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 5.1 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Konjufca edhe në këto zgjedhje mori mbi 200 mijë vota, ministri Peci e Murati ndër më të votuarit e 9 shkurtit

Lajme
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut - Kosovë, inspektohen punimet për "One Stop Shop" në Bllacë

Lajme
Profesori Dashnor Nebija diagnostikohet me kancer, kërkohet ndihmë për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija diagnostikohet me kancer, kërkohet ndihmë për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori