LAJMI I FUNDIT:

Pse masakra e Reçakut e mori vëmendjen e botës, tregon ish-ambasadori Walker

Pse masakra e Reçakut e mori vëmendjen e botës, tregon ish-ambasadori Walker

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, në shtëpinë e gazetarëve “Reporting House” ka ndarë rrëfime nga e kaluara e trishtë e 15 janarit të vitit 1999, kur në masakrën e Reçakut nga forcat paramilitare serbe gjeten vdekjen 45 civilë shqiptarë.

Walker ka folur edhe për shkëmbimin e të burgosurve mes UÇK-së dhe Ushtrisë së Serbisë të cilin proces e kishte negociuar misioni i OSBE-së në atë kohë, si dhe për rastin Panda.

Heshtja e komunitetit ndërkombëtar ndaj luftës në Bosnje dhe Hercegovinë duket të ketë qenë një mësim për ndërkombëtarët për të reaguar më pas ndaj asaj se çfarë po ndodhte në Kosovë gjatë luftës.


Një nga arsyet pse masakra e Reçakut mori vëmendjen ndërkombëtare, sipas ambasadorit Walker, ishte ndjenja e “fajësisë se kishin qëndruar të heshtur, kur kishte shpërthime të dhunshme në Srebrenicë”.

Arritja e Misionit Verifikues të OSBE-së në Reçak brenda pak ore pasi kishte ndodhur masakra i mundësoi botës ta kuptonte atë se me çfarë po përballeshin popullsia shqiptare në Kosovë.

Fjalimi i parë i ambasadorit Walker pas asaj që i panë sytë e tij në Reçak, alarmoi botën dhe shënoi një kthesë të madhe për Kosovën.

Edhe pasi kanë kaluar 26 vite nga ajo kohë, ai e ka kujtesën e freskët për këtë ngjarje. Atë e quan njëjtë siç e quajti edhe në ditën e masakrës së Reçakut: “Krim kundër njerëzimit”.

“Unë e thashë publikisht pikërisht atë që e pashë dhe ajo video bëri xhiron e botësr sa i përket lajmit se një shef i misionit ndërkombëtar, kishte thënë se kjo ishte masakër dhe një krim kundër njerëzimit”- rrëfen ambasadori Walker.

Tutje, ambasadori Walker, shpjegoi kontekstin se çka po ndodhte në ShBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar (MB) në kohën kur ndodhi masakra e Reçakut. Liderët më të rëndësishëm të botës “ishin të përfshirë në çështje nga të cilat donin ta largonin vëmendjen”, dhe pikërisht në atë kohë doli lajmi për atë së çfarë po ndodhte në fshatin Reçak. Fjala ishte për aferën Lewinski që po ndodhte në ShBA dhe aferën e eksportit të armëve në Irak me të cilat ballafaqohej Blair.

Kjo, kombinuar me kujtimet e freskëta që kishte bashkësia ndërkombëtare për gjenocidin që kishte ndodhur në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe tendenca e Millosheviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij për ta mohuar masakrën e Reçakut, bëri bashkë komunitetin ndërkombëtar për të reaguar duke intervenuar në Kosovë, sipas ambasadorit Walker.

Përjetimet e tij në Reçak, ambasadori William Walker, i ka vendosur në faqet e librit të tij: “Reçak: Historia e një krimi lufte”, i cili u promovua më 14.01.2025, një ditë para përvjetorit të masakrës së Reçakut.

“Reporting House” është muze i rezistencës paqësore dhe të armatosur që është incuar nga BIRN (bashkëprodhues i Kallxo.com). Ky muze ka mbledhur mbi 30 orë arkiva nga periudha e të 90-tave për ta dokumentuar përvojën e civilëve në Kosovë dhe u hap me 10 qershor 2024 me rastin e 25 vjetorit të përfundimit të bombardimeve të NATO-së. Muzeu vazhdon të jetë i hapur çdo ditë nga e marta deri të shtunën nga ora 10:00-18:00 dhe hyrja është falas për vizitoret.

Në këtë muze shfaqen reportazhet nga masakra e Reçakut qe i kishte transmetuar BBC dhe NDR/Das Ertste, televizioni publik anglez dhe gjerman, raporton Kallxo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori