LAJMI I FUNDIT:
Prishtina -0° cloudy

Nga 15 deri më 17 shkurt do të mbyllet për qarkullim rruga Garibaldi deri te Grand hoteli

Nga 15 deri më 17 shkurt do të mbyllet për qarkullim rruga Garibaldi deri te Grand hoteli

Komuna e Prishtinës nga njoftuar se nga dita e shtunë 15 shkurt, ora 22:00 deri më 17 shkurt, ora 20:00, rruga Garibaldi (nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli) do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të Trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të planifikojnë  lëvizjet  duke përdorur rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve për mbarëvajtjen e këtij organizimi të rëndësishëm.

Festa e pavarësisë mbahet ditën e hënë, ku edhe janë organizuar disa aktivitete artistike e kulturore./Telegrafi/