LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 5° cloudy

Komuna e Dragashit publikon agjendën për shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Komuna e Dragashit publikon agjendën për shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Komuna e Dragashit ka njoftuar se për nder të përvjetorit të 17-të të pavarësisë së Kosovës do të organizohen aktivitete të ndryshme festive përgjatë disa ditëve.

“Për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë, Komuna e Dragashit organizon aktivitete nën patronazhin e kryetarit Bexhet Xheladini”, thuhet në njoftimin e kësaj komune, raporton Telegrafi.

Sipas agjendës së publikuar, nga 12 deri më 14 shkurt 2025 zhvillohet turneu në futboll të vogël me mësimdhënësit dhe nxënësit e të gjitha shkollave, në QRS ‘Aroma” në Buzez dhe në QRS ‘Qëndresa’ në Kapre.


Të premten zhvillohet finalja e turneut në volejboll me nxënëse të ShML “Ruzhdi Berisha”, raporton Telegrafi.

Ndërkaq të hënën, më 17 shkurt 2025, mbahet seanca e Kuvendit të Dragashit, bëhen homazhe te shtatorja e komandantit Adem Jashari dhe te varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, derisa në mesditë nis edhe programi artistik në Sheshin e Dëshmorëve në Dragash ose në Shtëpinë e Kulturës, varësisht prej motit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Kalo në kategori