LAJMI I FUNDIT:

KQZ del me sqarim për dërgimin e tërheqjen e materialeve zgjedhore jashtë Kosovës

KQZ del me sqarim për dërgimin e tërheqjen e materialeve zgjedhore jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të KQZ-së, si dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike, do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në sqarimin e KQZ-së thuhet se MPJD-ja ka siguruar automjetet transportuese, të cilat do të drejtohen nga zyrtarët e saj.

Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat.


Këto tërheqje janë zhvilluar në një proces transparent, me njoftimin paraprak të vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët nuk kanë evidentuar ndonjë vërejtje në protokollet e tërheqjes dhe në praninë e zyrtarëve të KQZ-së.

Gjithashtu, KQZ sqaron se sjellja e pakove me fletëvotime dhe materialeve të tjera zgjedhore në Republikën e Kosovës do të bëhet nën shoqërimin e vazhdueshëm të zyrtarëve të KQZ-së, me statusin e dërgesave diplomatike.

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj
Lexo po ashtu Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është siguruar që kjo mënyrë e transportit të jetë e sigurt, pa ndonjë problem dhe që të ruhet integriteti i procesit dhe materialeve zgjedhore.

“Ky lloj i transportit ka karakterin diplomatik, me elementet shoqëruese, siç janë notat verbale, çka e shton sigurinë e ngarkesave”, thekson KQZ.

Ky vendim për këtë mënyrë transportimi është marrë pasi procedura tenderuese për shërbimet postare është në fazën e ankesave, gjë që e ka bërë të pamundur nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik fitues.

KQZ sqaron se, përveç këtij ndryshimi, të gjitha procedurat e tjera për tërheqjen e dërgesave postare të KQZ-së dhe dërgimin e materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike do të zhvillohen sipas planifikimeve të mëhershme të miratuara nga KQZ.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori